Pikëpyetje rreth një shtatoreje të Zogut në Tiranë
Nuk ka dyshim që Këshilli Bashkiak i Tiranës, me ndihmën e dhunës së kartonëve të komanduar nga lart, ka për të votuar pro ngritjes së një shtatoreje të Ahmet Zogut në kryeqytet me rastin e 100-vjetorit. Është më se e sigurtë se do të veprohet nj’ashtu si “u celebrua” heqja e emrit të rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, gjë që u cilësua nga shumëkush se po i bëhej një rehabilitim de facto, një nder indirekt Xhafer Devës, autorit të masakrës së 4 shkurtit. Jo vetëm sensibiliteti i opinionit publik të qytetarëve të kryeqytetit nuk ka për t’u dëgjuar e përfillur, por as kundërshtitë e këshilltarëve të zgjedhur. Në një vend normal demokratik, për figura të tilla, të cilat edhe pas 100 vitesh me shtet të mëveçëm nuk ofrojnë mirëkuptim dhe konsensus mbarëkombëtar lipset të bëhet referendum. Por tek ne referendumi si demokraci e drejtpërdrejtë përdoret si kërcënim politik vetëm për çështje anësore, si puna e imunitetit.
Prandaj me siguri që kartonët, qoftë edhe me një votë plus të mazhorancës, kanë për të ligjëruar vendimmarrjen arbitrare, duke e quajtur jo vetëm “ligjore”, por edhe demokratike, ashtu si ndodhi edhe për plehrat dhe mbetjet. Po a është normale të jepet kësisoj një nder i mohuar për ish-monarkun e vetëshpallur qoftë edhe padrejtësisht, duke i bërë ‘tatuazh’ të panevojshëm historisë dhe bëmave të Ahmet Zogut, të cilin bashkëkohësit nuk e cilësuan kurrë si demokrat, por si një “Sulltan Salep”?
Nëse për miratimin e ligjeve dhe të vendimeve administrative nuk ka rrugë tjetër, për ngritjen e memorialëve, monumenteve dhe shtatoreve të njerëzve që kanë bërë histori nuk mund të funksionohet kësisoj. Sepse nuk është e largët koha kur jo vetëm shtatoret e diktatorit, por edhe varret e jo pak “të shquarve” të tjerë, të dyshimtë, sa herë janë ndërruar sistemet dhe kuajt e karrocës, janë përdhosur e po përdhosen përditë për shkak të paragjykimeve dhe diferencave të thikta në gjykimin dhe në mbarëmiratimin publik të tyre. Pikërisht kjo “traditë” me monumentet dhe shtatoret e bën më se të domosdoshme zhvillimin e një referendumi, qoftë edhe lokal, në kryeqytet. Por fakti që të dyja partitë, ajo e Zogut dhe ajo komuniste, kanë pasur rezultate tepër të dobëta në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në pluralizëm, indirekt dëshmon se përgjigjja në një farë mënyre është dhënë edhe për këto dy figura: Zogun dhe Hoxhën.
Ama, nuk ka ndodhur kurrë të përdhosen përkujtimore e shtatore të gjithëpranuara, si p.sh e Skënderbeut, e vëllezërve Frashëri, e De Radës, e Themistokli Gërmenjit në Korçë, e Çerçizit në Gjirokastër, e Pavarësisë në Vlorë, e Ushtarëve të Panjohur, e Luftëtarit Kombëtar, etj. Nuk është logjikë normale të ngrihen shtatore për qëllime të pastra politike, aq më pak për motive krahinore, klanore, fisnore, familjare, partiake, fetare, qoftë edhe nostalgjike; për figura për të cilat më shumë se gjysma e popullit, apo n’daç edhe çereku i tij, bashkë me historianët kanë dyshime, pikëpyetje, pse jo edhe alergji për shkak të kujtesës së hidhët historike, për të mos thënë edhe tepër negative.
Kështu, sa për të freskuar kujtesën tonë të dobët, le të përmendim se si fanatikët islamikë në Shkodër patën bërë namin me kundërshti kur u tentua të ngrihej në këtë qytet një shtatore për Nënë Terezën, - një nga figurat më të ndritura të kombit e të botës; ndërsa fanatikët politikë të “djepit të kulturës” e hodhën në plehra ansamblin memorial të Heronjve të Vigut, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë vend evropian me dëshmorët e luftës antifashiste e po këta nuk patën as guximin e mjaftueshëm të mbronin emrin e Luigj Gurakuqit. Nëse eshtrat e Fishtës u hodhën në lumë prej marrëzisë politike, pas mbi gjysmë shekulli habitërisht u përdhos edhe varri me eshtrat e sjella nga SHBA të Faik Konicës, këtij shpirti të lirë, ndoshta sepse propaganda komuniste pat vjellë me tepri baltë mbi emrin e tij... Ndaj, me sa duket, nuk mjaftuan as vitet e demokracisë që ta lartësonin emrin e Konicës duke i hequr pluhurin. Kjo tregon se sidomos në Ballkan e posaçërisht në Shqipëri marrëdhëniet e qytetarëve me idhujt, me monumentet, me memorialët, me trashëgiminë, me të kaluarën në përgjithësi kalojnë rëndom nëpër rrëpira përrenjsh që sjellin kërcunj, gurrë e baltë, ngjarje të papritura, të paparashikueshme e të papërballueshme. Se, si mund të shpjegohet ndryshe që pikërisht në 100-vjetor shembet shtëpia e pavarësisë në Korçë, ndërsa në Shkodër shuhet deri në themel shtëpia-muze e Gurakuqit?
Kurse me figurën e Ahmet Zogut puna qëndron krejt ndryshe. Zogu nuk ishte demokrat. Pluralizmi i Zogut qëndronte më larg, si formë e si përmbajtje, me pluralizmin e sotëm. Shumë diplomatë e gazetarë të kohës që e kanë njohur nga afër Zogun dhe oborrin e tij e kanë quajtur më butaforikun dhe më qesharakun në Ballkan. Albumi i botuar nga Zogu me rastin e përkujtimit të Pavarësisë, veprën më të madhe quan ngritjen e urës mbi Mat, e cila sot po shkatërrohet, edhe pse duhej vlerësuar si monument. Askush nuk e ka mohuar që direkt dhe indirekt Zogu eliminoi në mos fizikisht, me emigrim të detyruar shumicën e parisë së vendit, nacionalistë dhe burra të shquar. Askush nga trashëgimtarët e Zogut nuk e ka kundërshtuar faktin që ai ia fali Shën Naumin si shpërblim serbëve, ashtu si iku me bisht në shalë më 7 prill, me gruan lehonë, duke marrë me vete gjithë thesarin e shtetit. Në rezistencën e popullit kundër nazifashizmit, Zogu ishte i vetmi mbret i Evropës i ikur në ekzil që nuk u mirëprit nga Aleanca dhe nuk krijoi dot një qeveri autoritare në mërgim; edhe kontributi i tij për rrëzimin e komunizmit ka qenë në mos i dështuar, i parezultat.
Këto janë fakte që nuk presin historianët për t’u provuar... Atëherë cili është motivi që i shtyn zyrtarët e sotëm të ngrenë një shtatore madhështore në Tiranë, po aq madhështore sa dikur ajo e diktatorit? Kjo pyetje bëhet e natyrshme po të kujtosh që Zogu nuk ka qenë as firmëtar i Pavarësisë që “të justifikohet” vënia e tij krah për krah Ismail Qemalit në kryeqytet. Nuk kam dëgjuar deri më sot asnjë akademik a historian të dalë në këto vite e të ketë kërkuar publikisht, pasi ta ketë argumentuar, domosdonë e ngritjes së një shtatoreje të tillë. Mund të dyshohet se kjo nismë merret për qëllime elektorale. Por partia me flamurin e Zogut, ashtu si ajo komuniste, nuk ka nxjerrë dot as edhe një deputet; kjo do të thotë se elektorati i tyre është shumë i kufizuar dhe i parëndësishëm. Atëherë përse gjenerohet gjithë ky ngulm dhe kush po e cyt ngritjen me shumë pikëpyetje të një shtatoreje “mbretërore” në Tiranë? Tashmë dihet. Ky është vetëm një njeri me pushtet: Berisha. Po përse?
Mos vallë vërtet ai e ka hallin e ndreqjes së gabimeve të historiografisë?
***
Ata që në kohën e mbretërisë u bënë antizogistë nuk ishin domosdo antimonarkistë, por ishin kundër Zogut, si figurë politike. Shumica syresh qenë nacionalistë të shquar dhe jo komunistë, si aludohet sot, sikur, me gjasë, po të jesh antizogist, rrezik të quhesh enverist. Sipas dëshmisë së të birit, si antizogist i vendosur doli edhe Qazim Mulleti, për të cilin diktatura nuk la kusur pa bërë, për të mos përmendur Nolin e Faik Konicën, si dhe shumicën e krerëve më të shquar të Kombit e të nacionalizmës së asaj kohe, të cilët diktatura i masakroi dhe i poshtëroi edhe pse të dyja palët patën qenë antizogistë. Kjo tregon më së paku se edhe zogizmi, edhe antizogizmi, edhe enverizmi, edhe antienverizmi nuk u bënë dot ideologji mbarëkombëtare, po një mënyrë tipike ballkanike për të ardhur ose për të mbetur, me çdo mënyrë e mjet, në pushtet.
E megjithatë edhe sot nëqoftëse shpallesh zogist dhe po të kërkosh ngritjen e shtatores së Zogut në Tiranë mund të cilësohesh si demokrat, ashtu si në të kundërt, po të thuash “jo” rrezik të etiketohesh enverist, komunist, bllokmen, kriptokomunist, etj. E pra, edhe po të vetëshpallesh antienverist nuk e ke të siguruar përjetë dhe aq më pak nuk e ke të merituar automatikisht “patentën” e demokratit. Ky është një pështjellim i qëllimtë i vlerave me antivlerat me kosto jo të vogël e ndoshta një nga shkaqet më thelbësore që po e lë shoqërinë tonë në tranzicion dhe në konfliktualitet të pafund.
Vështruar me këtë sy, edhe loja politike me monumentet e memorialët për Zogun në të vërtetë nuk ka për qëllim vlerësimin e tij, as ndreqjen e gabimeve të historiografisë komuniste, as thithjen e elektoratit zogist, por çeljen e derës së një precedenti tejet të rrezikshëm: Në Shqipëri mund të jesh udhëheqës diktator, autokrat, renegat, demagog, gënjeshtar, i shitblerë nga të huajt; mund të rrënosh ekonominë dhe shoqërinë për shkak të mediokritetit dhe tahmasë; mund edhe të vjedhësh pasuritë, tokat dhe asetet; mund të vrasësh e të dëbosh kundërshtarët; mund të shesësh edhe territor, det, koncesione dhe licenca për kapital vetjak politik, sepse, tekefundit, për shkak se ne vazhdojmë të cilësohemi nga paria sunduese si popull që harron shpejt të gjitha fajet, krimet, dëmet dhe mëkatet e kryera gjatë qeverisjes të cilat, edhe për shkak të harresës sonë “gjenetike” shpresohet se, një ditë, edhe mund të amnistohen...
Dhe jo vetëm kaq, por mund të të ngrenë edhe një monument madhështor në qendër të kryeqytetit! Prandaj një shtatore tjetër diktatori, e ngritur jo dhe aq me vullnet politik, se sa me vullnet tribal, është më dëmsjellëse se vetë ngritja apo shembja e mëpasme e një shtatoreje të pamerituar!
Ky është një mësim-pësim që na vjen jo nga shumë larg në kohë...