E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artizanet e Shkodrës, stilistët italianë e grekë

Artizanet e Gurit të Zi, të Shkodrës, ka kohë që kanë filluar të punojnë me porosi për stilistët italianë, grekë e malazezë.

Një grup grash të këtij fshati e sigurojnë jetesën por edhe shkollimin e fëmijëve përmes punës së dorës. Përveç pëlhurave tradicionale që endin, këto artizane kanë krijuar edhe kontakte me stilistë të huaj, të cilët kërkojnë futjen e elementëve të rinj në punimet qindravjeçare shqiptare.

"Kemi pasur fatin që të kemi një grup turistësh në Gur të Zi, të cilët na kanë bërë shitjen e punës. Vijnë me stilistë, nxjerrin modelet e tyre, dhe bëjnë lloj-lloj modelesh. Me këtë punë mua djali ma ka përfunduar shkollën, dhe ka arritur që sot të punojë si psikolog", thotë Drita Marku, një artizane në tezgjah.

E njëjta kërkesë është dhe për punimet në dru, gdhendje, aplikacione dhe piktura. Përmes shoqatave të ndryshme, artizanet kanë krijuar një treg konstant për shitjen e punimeve të tyre në dyqane të posaçme, por dhe në panaire rajonale në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Greqi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›