Piktori Alfred Nini çel ekspozitën “Fjala”

Ekspozita “Fjala” rikthen piktorin Alfred Nini pranë artdashësve pas 15 vitesh mungesë. Ajo çka vërehet në veprat e tij është një interpretim i natyrës me elementë florealë dhe kompozime të tjera që shprehin cilësitë e natyrës njerëzore.
40 veprat e ekspozuara nga artisti janë të realizuara në kanavacë me teknikën e vajit.
Përpos peisazheve të natyrës, Nini ka realizuar edhe 8 kompozime, për të cilat është inspiruar tek doktrina fetare, si një formë për të shprehur përgjegjshmërinë që duhet të ketë njeriu në raport me veten dhe me natyrën.
Kjo ekspozitë vjen si një përpjekje jo e thjeshtë në vetvete që ekosistemi i artit të vazhdojë të funksionojë normalisht. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në datë 14 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar.