E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teknologji, betejë e hapur Samsung - LGpër TV 3D

SEUL- Dy prodhuesit koreano jugorë të elektronikës, Samsung dhe LG kanë nisur një betejë të pazakontë deklaratash publike lidhur me avantazhet e teknologjive respektive të televizorit tip 3D.

Përplasjet e para nisën në sallonin e elektronikës CES në Las Vegas që u zhvillua në janar për të vazhduar sërish sot.Dy grupet kërkojnë secila pjesën e luanit në një treg të televizionit 3D, që pritet të përbëjë 41% të shitjeve të ekraneve të sheshta në vitin 2014, sipas shoqërisë studimore DisplaySearch.

Samsung dhe LG përpiqen të tregojnë superioritetin e tyre në teknologjitë respektive, film-patterned restarder të LG i shoqëruar me zyze 3D pasive dhe teknologjia active shutter glass për Samsung.

Kwon Young-Soo, drejtori i përgjithshëm i LG Display, dega e ekraneve të sheshta të LG, i kërkoi sot Samsung të ndërpresë reklamat që sulmojnë një tjetër markë dhe u shpreh që teknologjia LG ishte më tepër performuese.

Samsung publikoi një reklamë, ku tregohet një aktor i njohur pranë një majmuni të vogël, që të dy me syze 3D, ku majmuni pyet: Përse TV 3D im nuk është plotësisht high defenition? Samsung përgënjeshtroi që majmuni të simbolizonte LG. Debatet u ashpërsuan së tepërmi kur muajin e kaluar LG e përshkroi teknologjinë e "Samsung"-ut si të vonuar me një gjeneratë.

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›