Piktori i lindur pas operacionit
Londër - Alan Broun, që deri në momentin e operacionit nuk dinte të vizatonte as gjënë më të vogël, pas ndërhyrjes kirurgjikale u zgjua si një piktor mjaft i talentuar. Sipas të përditshmes londineze Daily Mail, Broun, para gjashtë vitesh pas dhimbjesh të forta në kokë kishte rënë përdhe pa ndjenja. Pas një operacioni që zgjati plot 16 orë nga një grup prej 15 kirurgësh, ai arriti të rikthehet në jetë me mjaft të reja.
Gjatë operacionit, Broun kaloi dy vdekje klinike, por që më pas arriti të mbijetojë dhe për dy muaj me radhë qëndroi nën kujdesin e mjekëve në spital. Gjatë kësaj periudhe, ai nisi edhe të shkarraviste në fletë të ndryshme duke pikturuar kështu peizazhe mjaft profesioniste.
“Isha mjaft i mërzitur. Infermierja që e kuptoi këtë, më sugjeroi që të pikturoja diçka për t'u qetësuar. Më solli një laps dhe një letër, si dhe fotografinë e qenit të saj. E përfundova në mënyrë perfekte. Infermierja e çuditur më pyeti nëse isha piktor apo jo. Ajo u çudit kur i thashë që nuk kisha pikturuar asnjëherë në jetën time”, tregon Broun.
Duke treguar se së shpejti do të përfundojë Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin Worcester, Broun vazhdon se “jo që nuk kisha pikturuar ndonjë herë, por as në galeri artesh apo ekspozita nuk kisha qenë”.
R.Ç/Start