Thyen rekord, përfundon në pranga
Sidnej - I njohur si “Spider Man” (njeriu merimangë), francezi Alain Robert, pasi ka ngjitur pa veshur asgjë në duar ndërtesën 41 katëshe në qendër të Sidnejit në Australi, ka përfunduar në prangat e policisë duke u akuzuar si shkaktar i trafikut të automjeteve në rrugën përbri gradaçelës. Të paktën 200 drejtues automjetesh kanë ndaluar për të parë se si Robert ngjitej në një nga ndërtesat më të larta në botë pa ndihmën e asnjë lloj litari apo veshjeje të posaçme.
Mbërritja e tij në krye të ndërtesës është shoqëruar me duartrokitje nga personat që po e ndiqnin me vëmendje, por kjo nuk ka ndalur uniformat blu që të vënë në pranga aventurierin francez.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e tij të internetit, Robert ka ngjitur mbi 70 gradaçela në mbarë botën, ndër të cilat Empire States Building dhe Sears Tower në SHBA, Taipei 101 në Tajvan, Petronas Towers në Kuala Lampur të Maljazisë etj.
r.ç/ Start