Leskaj: Ndihmë bujqësisë
Elbasan-Kandidatja për deputete i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj, është takuar me banorët e fshatit Paper, për të prezantuar pjesë të programit të ri qeverisës. Leskaj është ndalur te problemet e fermerëve, të cilët nuk kanë mundësi të shesin prodhimet e tyre, në mungesë të një tregu.
“Kemi një program që fillon me kartën sociale që është një revolucion do të thosha, është një element shumë i rëndësishëm që çdo shtetas i këtij vendi të këtë një kartë sociale që pavarësisht nga gjendja ekonomike ose sociale të ketë disa përfitime bazë të nevojshme për një jetë normale. Ne padyshim që do të katërfishojmë ndihmën ekonomike sepse ndihma ekonomike sot është një lëmoshë, e cila nuk të jep as gjysmën e minimumit jeti”-theksoi Leskaj para banorëve.
Ajo u ka premtuar banorëve të kësaj zone, se pas 28 qershorit, do t’i kushtohet një vëmendje më e madhe fshatit nga ana e shtetit. Një tjetër premtim, i cili është parashikuar në programin e ri të Partisë Socialiste, është edhe krijimi i kartës sociale.
“Ne do të zgjidhim problemin e tregut sepse nuk mund të këtë biznes agrar dhe nuk mund të zhvillohet familja fermerëve nuk mund të zhvillohen fermat nëse nuk zgjidhet problemi i tregut, i magazinimit dhe probleme të tjera që ka nevojë të dalë në treg. Ne kemi menduar me programin tonë që fermeri të ketë mundësi jo vetëm ta mbjellë tokën por dhe të dalë në treg”-vijoi më tej zyrtarja socialiste.