Piktori pogradecar ekspozon ne galerine FAP
Artisti i njohur, Anastas Kostandin-Taso është rikthyer pas 35 vitesh në galerinë Universitetit të Arteve. “Mikropolis” është një ekspozitë eksperimentale e artistit, Anastas Kostandini-Taso në të cilën ai prezanton një pjesë tepër të veçantë të aventurës së tij artistike të katërmbëdhjetë viteve të fundit. Taso e lë veten të lirë të endet jashtë territorit të pikturës.
E shkatërrueshmja për të është fatkeqësi. Dhe shkatërrimi vjen kur artisti nuk është i vërtetë, por përçues i mendimeve të të tjerëve. Në këtë ekspozitë piktori pogradecar ka sjellë me vete gjithë botën e tij, që nga pema e shtëpisë lyer me gëlqere të bardhë, kolltukun ngjyra-ngjyra, disa domixhanë kokëvarur, si të dehur që mbahen në supet e njëri-tjetrit, mantelin, bastunin e borsalinën e Lasgushit dhe tablo me teknika mikse, ku ndërthuret druri, metali, tekstili, letra, penela, paleta. E gjithë mikrobota e artistit, në takim me botën “e madhe”, që gjithnjë e më tepër humbet konturet e individuales.