E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres sekuestrohet 7 kg heroine

Një operacion i Policisë së Durrësit dhe Forcave të RENEA-s ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 7 kg droge e llojit heroinë në qendër të qytetit, ndërsa ka ndaluar poseduesin e lëndës së ndaluar. Operacioni i mbrëmjes së sotme është zhvilluar në rrugën tregtare të Durrësit, ndërsa sasia e drogës është gjetur e fshehur ne nje automjet. Mësohet se gjatë operacionit ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe poseduesit të drogës, por nuk ka të lënduar në njerëz. Sipas policisë, se qytetit bregdetar aktualisht po kontrollohet banesa e poseduesit të drogës, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ndërkaq policia sqaron se po punohet për zbardhjen e plotë të identitetit të personave të implikuar, ndërsa nuk dihet ende destinacion i sasisë së lëndës narkotike e llojit heroinë. Në mbështetje të forcave të RENEA-s janë edhe efektivë të Policisë së Tiranës e Durrësit si dhe të antidrogës, të cilët po patrullojnë në të gjithë zonën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›