Marreveshja e Greqise reagojne lideret

Pas suksesit të planit të qeverisë greke mbi borxhin tashmë janë kushtet për të cbllokuar ndihmat. Është kjo fjala e presidentit të Eurogrupit, Jean Claude Juncker, sipas të cilit është momenti që paketa e ndihmës për Athinën duhet të marrë shpejt dritën jeshile nga Brukseli. Edhe ministri gjerman i financave Ëolfgang Schaeuble ka shprehur entuziazmin e tij duke thënë se Athina ka dhënë një kontribut të madh. Por financieri gjerman sërish ka shpjeguar se Greqia ka sot një oportunitet të qartë për tu rimëkëmbur. Por parakushti është që grekët të dinë t’i përdorin këto mundësi. Do të ishte një gabim i madh ka shtuar Schaeuble, që të jepet idea se kriza është zgjidhur. Grekët kanë mundësinë për ta zgjidhur dhe duhet ta përdorin atë. Ndërkohë që presidenti francez Sarkozy mendon se problemi i krizës greke është zgjidhur dhe për krizën financiare është një faqe e re. Dua tu them se sa jam i kënaqur për arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e krizë sqë ka rënduar për shumë muaj mbi situatën ekonomike dhe financiare në Europë dhe në botë ka thënë Sarkozy. Nga ana tjetër edhe komisioneri për çështjet ekonomike dhe monetare në BE, Olli Rehn është shprehur shumë i kënaqur me zgjerimin pozitivë të përfshirjes nga ana e kreditorëve privatë për të reduktuar vullnetarisht në reduktimin e borxhit public grek. Rehn ka deklaruar se tashmë presim që autoritetet greke tu përmbahen angazhimeve të tyre mbi programin e rimëkëmbjes ekonomike dhe të vendosin me seriozitet dhe shpejtësi në veprim paketën e reformave. Komisioneri i ekonomisë e konsideron paketën e dytë të ndihmës si një gur themel për të nxitur rritjen dhe punësimin. Një hap i madh drejt stabilitetit të Eurozonës e ka quajtur Martin Schulz arritjen e marrëveshjes mes Athinës dhe kreditorëve. Është një hap i rëndësishëm përpara drejt stabilitetit të borxhit grek dhe satbilitetit të zonës euro, ka thënë presidenti i PE. Sipas tij suksesi i operacionit është një parakusht për aprovimin definitive të paketës së ndihmës nga trojka prej 130 miliardë euro.
Ndërsa shefja e FMN-së Christine Lagarde e ka komentuar marrëveshjen për përfaqësimin e kreditorëve privatë në borxhin grek si një kontribut për reduktimin e tij.
Ndërsa shefja e FMN-së Christine Lagarde e ka komentuar marrëveshjen për përfaqësimin e kreditorëve privatë në borxhin grek si një kontribut për reduktimin e tij.