Piktori shqiptar arrestohet me kokainë në mes të penelave
06/01/2011 Ylber Meta, i njohur për riprodhimin e pikturave të Van Gogut deri në 98 për qind
ASTI- Një piktor i njohur shqiptar kishte menduar të bënte para, jo me artin e tij origjinal të riprodhimit të pikturave të Van Gogut, por duke mbushur me kokainë penelat e tij. Policia vendase lajmëroi se kishte arrestuar 40-vjeçarin Ylber Meta, gjatë një kontrolli rrugor së bashku me shtetasen italiane, po ashtu piktore e njohur, Coreggia Gianluca, 38 vjeçe. Gjithashtu në pranga kishte rënë edhe një shtetas italian 40 vjeç, i cili ndodhej në makinë bashkë me dy piktorët. Gjatë kontrollit në makinë policia ka gjetur 50 pako të mbushura me kokainë, teksa droga ishte e fshehur në penela, në qese të mbyllura si dhe ndërmjet brushave dhe ngjyrave për piktura. Ylber Meta është një piktor i njohur në tërë botën, pasi cilësohet njëherazi si piktori i vetëm në tërë rruzullin që mund ta kopjojë Van Gogh-un deri në 98% të pikturave origjinale. Gjithashtu ai është i njohur në botën e artit evropian për riprodhimin e artistëve të tjerë botërorë, qoftë Da Vinçi apo të ndonjë artisti tjetër të njohur. Ylber Meta është dërguar në stacionin policor dhe gjykata ka vendosur paraburgimin 48-orësh. Prej vitesh Meta jetonte në Itali, ku shfrytëzonte aftësitë e tij si riprodhues i veprave të piktorëve të më shquar botërorë, duke i shitur kështu punët e tij. Por mesa duket kokaina i ka sjellë fitime më të shpejta artistit shqiptar si dhe piktores italiane, të cilët u kapën në autostradë pas disa sinjalizimeve të policisë. Tashmë po verifikohet gjithë aktiviteti i dy piktorëve në territorin italian, për t’u sqaruar lidhjet me kokainën e gjetur mes penelave.