E Diel, 1 Nëntor 2026

Korporata duhet të shlyejë ende 65 milionë euro borxhe

06/01/2011  Drejtori Engjëll Zeqo prezanton arritjet e KESH-it gjatë vitit 2010

Korporata Elektronenergjetike duhet të shlyejë ende 65 milionë euro borxhe. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo, bëri bilancin e arritjeve të kësaj korporate për vitin 2010. Sipas tij, të ardhurat për vitin e shkuar llogariten 200 milionë euro. Nga këto 120 milionë euro kanë shkuar për të paguar detyrimet që kompania kishte akumuluar në kohën e krizës energjetike. “KESH ka arritur të mbyllë rreth 15 miliardë lekë ose rreth 110 milionë euro kredi dhe overdrafte të marra gjatë vitit 2007-2008 për të blerë energji, janë paguar rreth 5 miliardë lekë kredi afatgjata që ka marrë KESH në vite për investime, rreth 2.8 miliardë lekë kanë shkuar për mbylljen e tatimeve dhe TVSH. Pra, në total, rreth 23.9 miliardë lekë janë shpenzuar për mbylljen e këtyre detyrimeve dhe tatimeve e TVSH-së nga 27 miliardë lekë që ishin të ardhurat vitin e kaluar”, - tha Zeqo. KESH me këtë prodhim rekord në vite ka ndihmuar performancën pozitive dhe mbylljen e detyrimeve. “Por duke pasur parasysh se viti i kaluar kishte reshje të shumta hidrike, janë derdhur nga portat pa u përpunuar një sasi uji. Nëse do të kishte mundësi rezervimi, do të ishte prodhuar energji në vlerën 2.3 miliardë lekë, në rast se kjo sasi uji do të kthehej në energji dhe prodhimi në total i vendit, do të kapte 10 miliardë kilovat orë. Pra, ka qenë vërtet një vit i jashtëzakonshëm për prurjet, reshjet dhe performancën shumë të mirë ekonomike të KESH-it”, - tha ai. Gjithashtu, Zeqo informoi edhe në lidhje me situatën hidrike, duke siguruar që situata në kaskada është nën kontroll.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›