E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivalit Ndërkombëtar i Filmit në Durrës

 Festivali i Filmit që zhvillohet nga 26 - 30 gusht, feston edicionin e pestë me të ftuar të rëndësishëm, filma premierë dhe një sërë evenimentesh speciale.

Mes të ftuarve përmendim: regjisorin legjendar Milos Forman, aktorin e preferuar të “Kosturices” Lazar Riztovsi, producenti dhe regjisori Jan Harlan, etj.

Në këtë edicion do të nderohet me Çmimin e Karrierës figura ikonë e kinemasë Nikolin Xhoja, në mungesë, dhe aktorja e skenës së teatrit dhe kinemasë Vera Urumi me Çmimin e Karrierës për kontributin e saj në kinema me figurat e spikatura në role të shumta. Festivali do të hapet me filmin e suksesshëm bashkëprodhim  francez-britaniko-çek "Les Bien Aime" me skenar e regji të Christophe Honoré.

Si parin e festivalit  do ta ngrejë aktori Timo Flloko. Në natën e fundit të festivalit, do të bëhet shfaqja speciale e filmit me metrazh të shkurtër “Enderroj Amerikën/Dreaming American” me regji të Lee PERCY një figurë e nderuar me çmime Emmy dhe nominime për Oskar. Ceremonia e ndarjes se çmimeve do te pasohet nga shfaqja e Filmit përmbyllës të edicionit të 5-të të Durrës Film Festival, i cili është “Reversal of Furtune” me regji të Barbet Schroeder.

Durrës Film Festival këtë vit vjen me:
Premiera Absolute Shqiptare  (7)
Premiera  Ballkanike  (6)
Premiere Absolute Evropiane (3)
 
Në bashkëpunim me shkollën Marubin, Akademinë e Arteve të Bukura dhe Akademitë e Kosovës e Maqedonisë, do të organizohet sërish seksioni konkurrues për Filmin e Shkurtër të Studentëve Shqiptarë.

Juria ndërkombëtare

Mirush Kabashi, aktor (Shqipëri) - President i Jurisë
Burbuqe Berisha, regjisore, Drejtore e Teatrit te Kosovës - Anëtare e jurisë
Laura Bispuri, regjisore (Itali)- Anëtare e jurisë. /Start/

                                                                                             2012-08-25 12:14
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›