E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, përplaset nga automjeti, vdes drejtuesi i biçikletës

Tjetër aksident është shënuar mesditën e sotme në Fushë Krujë në vendin e quajtur Thumanë, ku një makinë tip Peugeot ka përplasur një biçikletë, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të saj.

Sipas policisë në drejtimin e biçikletës ndodhej një 60 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Në ndryshim nga aksidenti i pare, drejtuesi i mjetit është përpjekur ti japë ndihmën e parë 60 vjecarit, por përplasja rezultoi fatale dhe ai ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më herët një 40 vjecar me iniciale N. Vorfi gjeti vdekjen teksa ecte anash rrugës Fushë Krujë- Milot, pasi u përplas nga një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›