E Diel, 1 Nëntor 2026

Pikturat, flet Sotiraq Xega, akuza Drejtorit aktual të Muzeut

Rrëfehet për Ora News ish përgjegjësi i Galerisë së Arteve në Korce, Sotiraq Xega, duke dhënë versionin e tij për zhdukjen e 61 veprave të zhdukura në mënyrë misterioze. Ai shfajësohet, duke bërë përgjegjës për këtë ngjarje drejtorin aktual të Galerisë së Arteve, Vladimir Topi.
 

Xega dëshmon se Galeria është dhunuar 3 herë gjatë periudhës 2011-2012, ndërsa në këtë ceshtje ai përfshin edhe kryetarin e Bashkisë, Niko Peleshi.
 

Ndërkohë, pas dy ditë hetime, ekspertët konkluduan se 1 mijë veprat e gjetura në banesën e ish përgjegjësit të Galerisë së Arteve në Korce, Sotiraq Xega janë të tijat dhe mes tyre nuk kishte asnjë pikturë e zhdukur në fondin e galerisë.

27 prej pikturave të zhdukura i përkasin piktorit të mirënjohur Vangjush Mios, ndërsa të hënën pritet të nisë verifikimi i pikturave ekzistuese në Galerinë e Korces nga ana e policisë, pasi janë hedhur dyshime se mes tyre ka edhe vepra të kopjuara.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›