E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen depozita e bote me ujë në Lazarat, ndalohen 12 pesona

Edhe gjate dites se sotme ne aksin rrugor Kordhoce deri ne brendesi te fshatit Lazarat forcat e drejtorise se Policise se qarkut Gjirokaster, te mbeshtetuara nga FNSH dhe Delta Force kane patrulluar me qellim bllokimin e cdo automjeti qe transporton uje, pleh organik apo balte per ne fshatin Lazarat me qellim kultivimin e kanabisit, si dhe per bllokimin e fuqise puntore qe tenton te hyje ne Lazarat per kete qellim .
 

Ne kete kuader edhe gjate dites se sotme ne vendin e quajtur Pulariahyrje te fshatit Lazarat , forcat e policise kane nxjerre jashte funksionit kater depozita te medha qe sherbenin per grumbullimin e ujit nga puset dhe me pas per te mbushur botet me uje, si dhe ka nxjerre jashte perdorimit kater bote pa asnje dokumentacion, ku gjate operacionit drejtuesit e automjeteve braktisen botet dhe u larguan me shpejtesi ne brendesi te fshatit .
 

Nga te dhenat qe disponojne Specialistet per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster, drejtuesit e boteve i perdornin keto automjete pa asnje lloj dokumentacioni dhe asnje kushti teknik vetem per transport uji duke ua shitur me leke disa banoreve me qellim kultivimin e kanabisit.
 

Nga ana e Policisë po punohet per dokumentimin ligjor dhe per kapjen e drejtuesve te autoboteve qe i braktisen.Gjithashtu edhe gjate paradites se sotme jane shoqeruar 12 punëtore , te cilet tentonin te hynin ne Lazarat, të cilët mësohet se kanë qene edhe here te tjera te shoqeruar ne ambjentet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster dhe ndaj ketyre shtetaseve filloi procedimi penal ne gjendje te lire.
Aksioni do vijoje çdo dite deri ne parandalimin e kultivimit te kanabisit ne kete komune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›