E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Jahjaga duhet shkarkuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Presidentes, por këtë e ka bërë deputeti i saj, Daut Haradinaj.
 

Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës duhet të respektohet prej të gjitha partive politike dhe pas një kohe të gjendet një konsensus për shkarkimin e Atifete Jahjagës nga posti i Shefit të Shtetit.
Haradinaj ka thënë se aktualisht Jahjaga është duke bërë punë të mirë dhe për këtë duhet të “shpërblehet” edhe për një kohë me mbajtjen e postit të Presidentes.
 

“Ende nuk kemi biseduar në AAK për këtë temë, por unë personalisht mendoj se Presidentja e ka bërë një përformancë të mirë dhe e ka merituar t`i jepet një shpagim, nëse guxoj të them ashtu, por në të njëjtën kohë edhe presidentja duhet me ditë që Kuvendi i Kosovës e ka përzgjedh”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Express.
 

“Pa e paragjykuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai vendim duhet të respektohet prej partive politike”, ka shtuar ai.
Para një jave, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim, me të cilin ia ka konfirmuar se mandati i Presidentes aktuale është deri më 2016 e jo deri në fund të këtij vit siç ishte paraparë me Amendamentin e Dhjetë të ndryshimeve kushtetuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›