Pikturë gjigande me goma makine për Hamilton
Nga Altin Latifi
Në Angli Ljuis Hamilton shihet që tani si një hero, pavarësisht se nuk e ka fituar ende titullin kampion. Ndërsa 23 vjecari ishte në Brazil, në Londër është ndërtuar një pikturë gjigande dhe tepër e vecantë me fytyrën e tij. Autori ka përdorur për këtë goma makinash të prishura.
ANGLI- Ndërsa të dielën do të zhvillojë garën më të rëndësishme në karrierën e tij, Ljuis Hamilton shihet që tani si kampion në Angli. Një portret gjigand i tij është zbuluar në Londër, i përgatitur nga artisti Ian Kuk. Ai nuk ka përdorur mënyrën tradicionale të pikturimit, por stilin e tij të veçantë të quajtur “Auto Vizatim”. Kuk hedh gomat e makinës në fushën e pikturës pasi i ka lyer më parë me bojë, duke krijuar imazhin e pilotit 23 vjeçar, i kthyer që tani në një hero në Angli. Atij i janë dashur 8 ditë dhe 50 makina për të përfunduar veprën. Hamilton ishte në Brazil kur është zbuluar piktura dhe e pa punën nëpërmjet një kompjuteri. “Së pari është e pabesueshme. Isha i pari që më thanë për këtë ide dhe thashë në rregull, por me mendjen time e kisha të vështirë ta mendoja se do të pikturonte, duke përdorur gomat e makinave të prishura. Duket e shkëlqyer”, tha Hamilton që nga San Paolo. Vetë Kuk sqaroi se përmasat e pikturës janë 8 metra me 12 dhe se ishte krenari të vizatonte një kampion si Ljuis. (a.r/balkanweb)