Pilaj viziton Moldavinë

Komisionerja e lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj, pritet të vizitojë Moldavinë nga data një deri më katër nëntor.
Një deklaratë e lëshuar nga zyra e saj njofton se vizita e parë zyrtare e Pilajt në shtetin e Moldavisë ka për qëllim diskutimin e një sërë çështjesh rreth të drejtave të njeriut me zyrtarët qeveritarë, aktivistët dhe organizatat për të Drejtat e Njeriut.
Gjatë vizitës së saj, Pilaj pritet të qëndrojë gjithashtu në rajonin Transdniestr.