E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon dhuna kundër protestuesve sirianë

Aktivistët sirianë thanë se janë vrarë të paktën 15 civilë nga forcat e sigurisë së vendit kur ato po rrethonin një xhami dhe arrestuan disa persona për t`i bllokuar protestat e tyre kundër regjimit aktual.

Organizata siriane për mbikëqyrjen e të Drejtave të Njeriut në Londër tha se shtatë nga këta civilë janë vrarë në qytetin verior Hama, shtatë të tjerë në qendër të Homsit, ndërsa një civil tjetër thuhet se është vrarë në Kusajr, në afërsi të Homsit.

Ndërkohë, protestuesit organizuan një demonstratë të fuqishme në veri-perëndim të vendit, në kufirin me Turqinë me kërkesën për “vendosjen e një zone ku ndalohet fluturimi” për t`i mbrojtur, në këtë mënyrë, protestuesit nga qeveria.
Protesta nisi sot ku 30 mijë mbështetës të partisë kryesore opozitare në Pakistan u mblodhën në qytetin pakistanez Lahore për të djegur një portret të presidentit Asif Ali Zardari duke kërkuar, në të njëjtën kohë, largimin e tij nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›