E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, tërmeti:Shtohet bilanci i viktimave

Zyrtarët njoftuan se ka shkuar në 570 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë të hënën.

Qendra për Kriza e qeverisë bëri të ditur që 2.555 njerëz të tjerë janë lënduar.

Shpëtimtarët janë duke vazhduar kërkimet në disa zona, ndërsa në pjesë të tjera kanë pushuar aksionet për t`u kushtuar, siç thuhet, vëmendje nevojave të të mbijetuarve.

Deri më tani, janë shpëtuar 187 njerëz-përfshirë një 13 vjeçar, i cili doli nga rrënojat të premtën rreth 108 orë pasi tërmeti goditi vendin. Djali që shpëtoi, i quajtur Ferhat Tokaj, u gjet i gjallë të enjten në mbrëmje dhe u nxorr nga ekipet e shpëtimit herët në mëngjes.
Vetëm disa orë më parë një burrë u lirua nga një pallat i rrafshuar dhe u dërgua menjëherë në spital.
Por zyrtarët thonë se shpresat janë në venitje, për të gjetur të mbijetuarit e pas tërmetit 7.2 ballësh të së dielës, i cili vrau të paktën 570 persona.
Deri tani 185 persona janë shpëtuar, por qindra janë ende të humbur. Shiu dhe bora vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e grupeve të shpëtimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›