Pinderi: Berisha dhe ndërkombëtarët të reagojnë urgjent
TIRANE- Përplasjet mes komuniteti LGBT dhe zëvendësministrit, Ekrem Spahiu kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Kristi Pinderi, në emër të shoqatave Aleanca Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT ka kërkuar nga kryeministri Berisha dhe ndërkombëtarët reagim urgjent ndaj deklarateve të sotme të Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Sot ne prisnim që z. Ekrem Spahiu të kërkonte falje që ka fyer dhe ka kërcënuar një komunitet të tërë në Shqipëri. Por përkundrazi, në vend të kerkonin ndjesë, Partia Lëvizja e Legalitetit deklaroi se homoseksualiteti është perversitet dhe që duhet ndaluar.- thuhet në deklaratë.
Pinderi thekson në deklaratën e tij, të cilësuar urgjente se kërkon regim të menjëhershëm nga kryeministri Sali Berisha, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, partitë politike ndaj deklarateve anti-ligjore të Z. Ekrem Spahiu dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit, kryetar i së cilës është zoti Spahiu.
Së fundmi i bëjmë thirrje publike Ambasadorit të BE në Shqipëri, Ambasadorit të OSBE, Ambasadorit të SHBA, Ambasadorëve të vendeve europiane në Tiranë dhe të gjithë organizmave të tjera ndërkombëtare që të ndihmojnë Shqipërinë në këtë përpjekje të fortë për tu emancipuar e për tu bërë njerëzore ashtu si dhe demokratike.- përfundon deklarata.
Më herët në një deklaratë të Partisë Lëvizja e Legalitetit thuhej se PLL e konsideron çdo devijim seksual, si ves, fatkeqësi ose mallkim, ajo shprehet e vendosur për ti prerë rrugën e qytetarisë këtij fenomeni me pasoja dekadente dhe shkatërruese për individin, vlerat tradicionale, shenjtërinë e familjes, moralin e shëndoshë dhe përcaktimin hyjnor.