Nga nesër ora shkon 60 minuta përpara
Ora shkon 60 minuta para. Ndryshimi do të bëhet në orën 2 të natës midis të shtunës dhe të dielës, ku ora do të shkojë 60 minuta përpara, nga 2 do të bëhet 3.
Llogaritja verore e kohës në Evropë do të vazhdojë deri më 28 tetor. Ndryshimi i orës është një propozim që daton në vitin 1905, ndërsa është aplikuar për herë të parë në vitin 1916.
Ideja për ndërrimin e orës ka ardhur nga Benjamin Franklin (1706-1790) për të kursyer energji, por askush nuk i dha rëndësi kësaj, meqë industria ishte akoma në fillimet e saj.
Megjithatë disa vende të botës kanë hequr dorë nga ky sistem i ndryshimit të orës.