Pingpong/ Paratërinjtë përgatiten për trofeun

Pak ditë nga ‘ok' që dha kryesia, në Federatën Shqiptare të Pingpongut kanë filluar menjëherë përgatitjet për kampionatin kombëtar ekipor dhe individual për paratërinj (djem e vajza). Ky aktivitet sipas sekretarit të përgjithshëm të federatës, Astrit Hutka do të organizohet në pallatin e sportit të Elbasanit "Tomorr Sinani". Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 82 pingpongistë, përfaqësues këta të Vllaznisë, Teutës, Tomorrit, Elbasanit, Flamurtarit, Lacit, Tiranës, Studentit, Don Boskos, Bylis etj. Favorit për titullin kampion në konkurimin individual mendohet të jenë Nikolla Haxhillazi dhe Sabina Tosuni e Elbasanit, Gëzim Balliu i Albës, Izmir Mehmeti i Vllaznisë, David Tufa i Studentit si dhe Alketa Kociu. Ndërsa në garën ekipore titulli do të diskutohet mes Tomorrit, Elbasanit dhe Teutës. Te këta të fundit shpresat për trofeun janë shtuar edhe më shumë pas rikthimit në radhët e tyre të teknikut Musa Tërniqi.