Boks/ Një deputet për kreun e federatës

Pas rokadës mes Edmond Kabashit dhe Xhevat Muhedinit në postet drejtuese të boksit, tjetër ndryshim pritet së afërmi në radhët e kësaj Federate. Nga ky institucion bëhet e ditur për ‘Panorama Sport' se presidenti i saj Gjergji Bega, i cili ndodhet në krye të sportit të "dorezave" prej dy viteve ka kërkuar së fundmi dorëheqjen. Në garë për të zëvendësuar Begën është biznesmeni Pashk Mara dhe deputeti e ish-mundësi i ekipit të Dinamos Paulin Sterkaj. Ky i fundit i cili ka shumë gjasa të jetë kreu i ardhshëm i boksit shqiptar u propozua nga klubi i Vllaznisë në mbledhjen e kryesisë. Asambleja e 6 qershorit do të konfirmojë zyrtarisht edhe emrin e presidentit. Ndërkohë katër ditë më vonë Federata Shqiptare e Boksit do të marrë pjesë në turneun e përvitshëm ndërkombëtar "Ahmet Komert" që do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Drejt shtetit fqinj do të udhëtojnë 5 boksierë, trajneri Skënder Kurti dhe gjyqtari Perlta Kurti