E Diel, 1 Nëntor 2026

Pioneri i kinemase Hamdi Ferati kinooperatori i pare

Arkivi i filmit ka kujtuar një tjetër pionier të kinemasë shqiptare. Takimi i mesditës së te merkures iu kushtua kinooperatorit të parë të parë të Kinostudios Shqiptare, Hamdi Ferhatit. Ish-kolegë, familjarë dhe miq të tij e kujtuan  përmes një materiali filmik mbi punën në Kinostudio dhe pjesë nga dokumentarët e realizuar prej tij. Ne ceremoni nuk munguan artiste, por edhe studentet e tij.

“Ishte viti 1959 kur unë vij për herë të parë në Kinostudio dhe filloj si asistent operator dhe nuk mund të lë pa kujtuar një ngapionerët e kinematografisë shqiptare, Hamdi Ferati. Jo vetëm që ai ishte njeri i jashtëzakonshëm, por ai ishte një mjeshtër i kameras. Pas marrjes së titullit operator, arrita të punoj me Hamdiun në shumë vende të Shqipërisë. Nuk mund të lë pa kujtuar atë cilësi të rrallë që kishte ai njeri për të ndihmuar kuadrot e reja. Mund të them që kam qenë nxënës i Hamdi Feratit dhe e kam për nder për atë njeri që ishte i jashtëzakonshëm”- tha kameramani Ilia Terpini.

Hamdi Ferhati lindi në Tiranë më 18 shtator te viti 1918. Në vitet '47-'48 xhiroi dokumentarin e tij të parë, "Hekurudha Durrës-Tiranë". Gjatë punës në Kinostudio xhiroi qindra suzhete kronikash, punoi si bashkautor, realizues i dhjetëra kinoditareve dhe xhiroi në mënyrë autonome rreth 90 filma kronikalë e dokumentarë, ndër të cilët "Qyteti i 1000 dritareve" i vitit 1959, "Kënga e Rozafës" ne vitin 1960, "Teatri ynë" 1964, "Furra" 1970 e mjaft xhirime te tjera.

Për veprimtarinë e tij të gjerë si kameraman në Kinostudio, si fotoreporter në ATSH dhe për punën e përkushtuar në profesionin e vet, iu akordua titulli "Hero i punës". Kinooperatori  Hamdi Ferhati u nda nga jeta, në vitin 1989 ne Tirane.

Jul Kasapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›