E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe Simoncell-it. Prane arkivolit edhe motori i tij

Mes dhimbjes dhe lotëve mijëra njerëz kanë bërë homazhe përpara arkivolit të Marco Simoncelli, pilotit 24 vjecar që humbi jetën të dielën e shkuar. Italiani humbi kontrollin e motorit të tij Honda, përpara se të përplasej fatalisht me Colin Edwards dhe Valentino Rossin.

Ishtë pikërisht përfshirja në aksident e dy pilotëve të tjerë që i mori jetën Simoncellit, trupi i të cilit është vizituar nga mbi pesë mijë persona vetëm në orët e para kur salla e homazheve u hap për publikun. Duartrokitje shoqëruan transportimin e arkivolit të pilotit 24-vjecar, ndërsa më pas lotët ishin pjesë e kortezhit të gjatë në nder të një prej pilotëve më të talentuar të viteve të fundit në MotoGP.

Ndërkohë, skuderia Honda Gresini ka bërë të ditur se do të tërheqë nga garat e mbetura të këtij sezoni motorin me numër 58-të të tij, i cili është vendosur edhe në dhomën e homazheve.

Marco Simoncelli do të përcillet për në banesën e fundit ditën e enjte, ndërsa sipas komunës së qytetit të tij të lindjes Coriano pritet të marrin pjesë më shumë se 50 mijë perona. Po ashtu, këshilli i komunës po diskuton që një prej rrugëve t’i vendoset emri “Marco Simoncelli”.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›