Pipero Lista e barnave prokurohet nga spitalet

Drejtori i Politikave Shendetesore Pellumb Pipero u eshte pergjigjur akuzave te socialisteve ndaj ministrit te Shendetesise. Ai ka sqaruar Partine Socialiste se per asnje nga akuzat qe i jane adresuar Ministrise se Shendetesise nuk i perkasin ketij dikasteri duke sqaruar se lista e rimbursueshme e barnave eshte ne varesi te ISKSH-se dhe po ashtu levizja e personelit nuk eshte atribut i dikasterit te shendetesise. Lista e barnave te rimbursueshme prej vitesh qe nga koha qe opozita e sotme ishte pozite dhe Ministria e Shendetesise drejtohej prej saj miratohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Ministria e Shendetesise nuk kryen asnje procedure blerjeje per asnje ilac te vetem. Te gjitha spitalet e Shqiperise per blerjen e medikamenteve dhe barnave financimin e marrin nga Instituti i Sigurimit te Kujdesit Shendetesor me te cilin cdo spital ka nenshkruar kontraten respektive - tha Pipero.