E Diel, 1 Nëntor 2026

Linjat e transportit nuk njohin abonete grupet e qytetareve lajmerojne protesta



Lizeta Duro

Diten e djeshme asnje prej linjave te transportit qytetas nuk ka njohur abonete apo kartelat e invaliditetit. Njeri prej tyre qe eshte perballur me refuzimin e dokumenteve qe mund te udhetohet falas ka qene edhe aktori i njohur Lazer Filipi. Sapo ka hypur ne autobus faturino nuk i ka pranuar kartelen gje qe e ka detyruar Artistin e Popullit qe te paguaje 30 lekeshin. Te njejtin shqetesim kane pasur mijera e mijera qytetare te cilet jane shprehur te revoltuar edhe per operatoret e transportit edhe per pushtetin vendor dhe ate qendror qe nuk arrin te garantoje nje sherbim kaq te rendesishem.
Gjate dites se djeshme kane reaguar qytetaret e Tiranes studentet dhe pjesa tjeter e komunitetit te cilet e perfitojne falas kete sherbim. Ky komunitet dhe Shoqata e Invalideve shprehen se nese organet kompetente nuk marrin masa te menjehershme per zgjidhjen e ketij problemi keto kategori do te fillojne protestat. Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas SHKTQ shprehet se ky vendim u mor pas rritjes se taksave nga pushteti lokal dhe pret mbledhjen e Keshilli Bashkiak per te miratuar kerkesat dhe kushtet e tyre nderkohe qe ata qe po e vuajne kete gjendje e cila eshte nje ceshtje institucionale jane qytetaret.

Reagim

Enton Punavija drejtori i Drejtorise se Transportit dhe Levizshmerise ne Bashkine e Tiranes lidhur me mosnjohjen e aboneve dhe librezave nga SHKTQ shprehet se fajin per kete e ka Ministria e Financave dhe ajo e Transporteve dhe u kerkon ketyre ministrive te plotesojne kerkesat e operatoreve te transportit publik lidhur kjo me lehtesirat fiskale qe nevojiten ne funksion te permiresimit te sherbimit te transportit ne Tirane. Nderkohe qe burimet nga ministrite shprehen se eshte Bashkia e Tiranes qe i licencon keto shoqeri dhe eshte po kompetence e saj te plotesoje kerkesat qe ato kane. Nga ana tjeter Punavija kerkon nga operatoret e sherbimit te transportit qe te fillojne shperndarjen e kartelave te pajtimit abone dhe te mos pengojne kategorite qe perfitojne udhetime falas pa asnje pasoje per qytetaret si dhe pa krijuar asnje veshtiresi per ta ne perdorimin normal te sherbimit te transportit publik.

Situata

Sherbimi publik ne disa nga linjat me te populluara te kryeqytetit si linja Kombinat Kinostudio Unaza dhe Tirana e Re etj. eshte bere vertet problem. Trafiku i renduar detyron shume pasagjere te presin per minuta te tera ne stacion nderkohe qe ndodh edhe qe te mos hipin ne mjetin urban te radhes per shkak te tejmbushjes se tij ne stacionet e meparshme. Pasagjeret qe perdorin cdo dite sherbimin publik per te kryer punet e tyre u bejne apel organeve kompetente te nderhyjne duke krijuar hapesira rrugore te vecanta ne menyre qe trafiku i mbingarkuar i Tiranes mos te behet pengese per vonesat. Ata ankohen se udhetimi me keto linja u merr shume kohe dhe nuk eshte i rehatshem. Gjithashtu pasagjeret kerkojne qe ne keto linja te rregullohet sistemi duke zevendesuar automjetet e vjeter me te rinj. Mbyllja e disa segmenteve rrugore dhe devijimi i disa rrugeve kryesore per transportin urban shkakton nje kaos te vertete ne trafikun e kryeqytetit. Si rezultat i vijimit te punimeve per rikonstruksionin e sheshit Skenderbej dhe te disa rrugeve ne Tirane trafiku eshte renduar shume dhe udhetimi ne linjat Kombinat - Kinostudio Unazes Uzina e Autotraktoreve - Qender dhe Tirane e Re -St.Trenit eshte bere vertet stresues per pasagjeret. Ne keto linja fluksi i udhetareve eshte i larte dhe automjetet jane te vjetruar dhe me kushte te papershtatshme higjieno -sanitare. Shumica e mjeteve urbane nuk kane mjaftueshem hapesire dhe ndenjese nderkohe qe sistemi i ajrimit dhe ai i ngrohjes apo ftohjes nuk funksionojne. Vec vonesave dhe pritjeve per disa minuta si ne trafik ashtu dhe ne cdo stacion pasagjeret jane te detyruar te rine ne pak meter katrore te gjithe bashke ne ajer dhe ambient te ndotur. Vonesat e autobuseve higjiena e tyre trafiku mbipopullimi dhe se fundi edhe i ftohti jane disa nga faktoret shqetesues per qytetaret e Tiranes ne sherbimin publik. Per kete arsye sipas tyre nevojiten me shume transportues urbane segmente rrugore dytesore vetem per automjetet publike dhe kushte me te favorshme. Edhe pse ne disa linja Bashkia e Tiranes vuri disa mjete publike te reja keto nuk mjaftojne per te perballuar fluksin e pasagjereve qe perdorin cdo dite sherbimin publik.

REAGIMI

Ministria e Transportit fajeson Bashkine Te zgjidhim problemin

Pas akuzave te Bashkise se Tiranes per anomalite e transportit publik urban dhe plotesimit nga Ministria e Transporteve dhe e Financave te kerkesave te SHKTQ-se reagon Ministria e Puneve Publike dhe Transportit. Zedhenesja e kesaj ministrie Arminda Qylafku u shpreh se Bashkia e Tiranes vazhdon te mos i pergjigjet kerkesave te operatoreve te transportit urban ne Tirane duke mbajtur nje qendrim jo serioz kundrejt problemit te ngritur nga operatoret e transportit urban. Sipas Qylafkut fillimisht Bashkia e Tiranes duhej ti kishte dhene pergjigje kerkesave qe operatoret e transportit urban kane. Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka qene gjithmone e hapur per te bashkepunuar me pushtetin vendor dhe konkretisht me Bashkine e Tiranes per te negociuar per zgjidhjen e problemeve ne fushen e transportit sic ndodhi para dy vitesh kur u paraqit i njejti problem. Ministria e Puneve Publike dhe Transportit perserit se ajo eshte e gatshme te shqyrtoj ne bashkepunim me shoqaten e transportuesve me vullnet pozitiv dhe pa cenuar interesat e publikut propozimet qe jane bere ne drejtim te saj. Ende ne kete moment nuk kemi asnje informacion apo propozim nga Bashkia e Tiranes pervec atyre qe percillen permes medias gje qe nuk eshte rruga sesi komunikon nje institucion - u shpreh zedhenesja e ministrise. Qylafku tha gjithashtu se Bashkia e Tiranes eshte autoriteti kompetent per menaxhimin e trafikut ne qytetin e Tiranes dhe njekohesisht pergjegjes per zbatimin e kontrates me operatoret e transportit qytetas. Ne kete cilesi ajo ka pasur gjithe kohen e nevojshme per te paraqitur perpara se situate te agravohej propozime konkrete ne institucionet qendrore.

Ministria e Shendetesise pergenjeshtron deklaratat e socialisteve per Vasilin

TIRANE - Ndarja e ilaceve nuk eshte ne kompetencen e Ministrise se Shendetesise. Pellumb Pipero drejtori i politikave shendetesore ne MSH ka pergenjeshtruar dje deklaratat e fundit qe Partia Socialiste i ka adresuar MSH-se dhe ministrit te saj Petrit Vasilit. Sipas Piperos per Ministrine e Shendetesise eshte e papranueshme dhe i pakuptimte percmimi nenvleresimi dhe hedhja poshte e punes kolosale te mijera mjekeve infermiereve e punonjesve te shendetit publik. Per ne dhe per cdo qytetar eshte e papranueshme qe nje deputet te hedh poshte miliona vizita qindra e mijera ekzaminime dhjetera e mijera operacione dhe analiza te shendetit publik qe garantojne qendrueshmerine e sistemit shendetesor shqiptar. Lista e barnave te rimbursueshme prej vitesh qe nga koha qe opozita e sotme ishte pozite dhe ministria e Shendetesise drejtohej prej saj miratohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Ministria e Shendetesise nuk kryen asnje procedure blerjeje per asnje ilac te vetem. Te gjitha spitalet e Shqiperise per blerjen e medikamenteve dhe barnave financimin e marrin nga Instituti i Sigurimit te Kujdesit Shendetesor me te cilin cdo spital ka nenshkruar kontraten respektive - tha Pipero. Drejtori i politikave shendetesore ne MSH u shpreh gjithashtu se lista e radhes per prokurimin e barnave te rimbursueshme eshte miratuar ne Janar te ketij viti dhe eshte publikuar si ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave ashtu edhe ne mjaft te perditshme shqiptare sikurse eshte afishuar edhe ne shume farmaci dhe se Ministria e Shendetesise nuk kryen asnje procedure blerjeje per as edhe nje ilac te vetem. Sipas Piperos te gjitha spitalet e Shqiperise per blerjen e barnave financimin e marrin nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor me te cilin cdo spital ka nenshkruar kontraten per financim dhe se blerja e cdo medikamenti kryhet nga vete spitalet dhe procedura vleresohet nga Agjensia e Prokurimeve Publike APP.Drejtori i politikave shendetesore lidhur me akuzat e PS per emerimet dhe shkarkimi e personelit shendetesor spitalor tha se dhe kjo eshte kompetence dhe atribut i plote i drejtorive spitalore dhe jo i Ministrise se Shendetesise.

Ministria e Punes dhe ajo e Shendetesise prezantojne raportin e strategjise per perfshirjen sociale

Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Spiro Ksera dhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili prezantuan dje ne Tirane raportin e pare per monitorimin e zbatimit te strategjise se perfshirjes sociale nga viti 2007-2013. Sipas raportit nga 2005- 2009 jane punesuar rreth 8 mije te papune nga te cilet 2000 i perkasin grupeve te vecanta. Sipas ministrit te Punes politikat qe jane ndjekur nga qeveria shqiptare kane sjelle nje ulje te ndjeshme ee varferise nga 18.5 qe ishte ne vitin 2005 ka shkuar deri ne 13 ne vitin 2008. Kjo ka qene deklarata e ministrit te Punes i cili udheheq dhe zbatimin e kesaj strategjie. Politikat qe qeveria ka ndjekur per perfshirjen sociale dhe rritja e perfitimeve te sherbimeve sociale publike si dhe zgjerimi i infrastruktures kane qene tregues te rendesishem qe kane pasur ndikime te drejtperdrejta ne uljen e nivelit te varferise. Sipas anketes se matjes se standardit te jeteses perqindja e popullsise se varfer eshte zvogeluar nga 18.5 ne vitin 2005 ne 135 ne vitin 2008 - tha Ksera. Nderkohe ministri i Shendetesise u shpreh se reformat ne sistemin shendetesor sic eshte sistemi i referimit qe sipas ministrit ka afruar me shume popullaten me sherbimet shendetesore eshte nje tjeter element i rendesishem ne zbutjen e varferise ne vend. Vasili tha gjithashtu se ndryshe nga vitet e kaluara po shenon nje ulje te vdekshmerise foshnjore por edhe te asaj amtare.

2 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›