Studentet e Tiranes dhe Prishtines marreveshje bashkepunimi
Keshilli Kombetar Studentor ka zhvilluar ditet e fundit te tetorit nje takim zyrtar me ftese te Parlamentit Studentor te U-se ku kane qene te perfshira nje sere takimesh me strukturat e arsimit te larte ne Kosove. Ne kete vizite KKS perfaqesohej nga kryetari i saj z. Qamil Dika. Drejtuesit e KKS-se u priten ne nje takim pune ne Rektoratin e UP-se nga rektori z. Muje Rugova i cili shprehu mireseardhjen per stafin e KKS-se si dhe ofroi per ta nje tryeze pune me fokusin e intensifikimit te marredhenieve studentore per te qene te bashkuar ne interesin e ceshtjeve me rendesi kombetare dhe atyre te ruajtjes se gjuhes shqipe si nje pasuri te cmuar. Ne takim ku te pranishem ishin dhe zv.rektoret dhe perfaqesues te larte te Ministrise se Arsimit te Kosoves u pershendet nisma studentore per nenshkrimin e nje marreveshjeje bashkepunimi ndermjet KKS-se dhe PSUP-se ku si pike kryesore ishte nisja e punes per krijimin e te pares strukture mbarekombetare per te perfaqesuar studentet shqiptare ne nje strukture gjitheperfshirese. Ky projekt i cili tashme ka marre jete pritet te finalizohet me krijimin e struktures ne 100-vjetorin e pavarsise se shtetit shqiptar ne vitin 2012. Ne permbyllje te vizites KKS u ndal ne Prekaz ku u prit ne takim nga familja e heroit Adem Jashari. Ne perkujtim te vepres fisnike te sakrifices se jetes per liri KKS vendosi nga nje buqete me lule ne memorialin Adem Jashari dhe u takua me z. Rifat Jashari vellain e Adem Jasharit si kryesuesi dhe trashegimtari i mbijetuar i familjes e cila sakrifikoi 20 anetare per lirine e kombit.