E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendosja e TVSH-se rrit cmimin e ilaceve



Cmimet e ilaceve do te pesojne rritje per shkak te perfshirjes se medikamenteve ne skemen e TVSH-se Tatimi mbi Vleren e Shtuar. Nje gje e tille do te ndodhe sapo te miratohen ndryshimet ligjore te cilat parashikojne qe te kete nje taksim ne vleren 10 per cdo ilac te importuar gje qe do ti detyroje grosistet apo farmacistet qe te ndryshojne cmimet. Keto pritshmeri bien teresisht ne kundershtim me ate cfare kane parashikuar ekspertet e Ministrise se Financave ne materialin shpjegues te propozimit te projektligjit ku parashikohet vendosja e TVSH-se edhe per barnat. Burimet zyrtare te kesaj ministrie pohojne se kjo takse nuk do te sjelle rritje cmimi por do te coje ne deklarim real te cmimeve te barnave te importuara.
Nga kerkimet e bera ekspertet e Ministrise se Financave kane pohuar se importuesit e barnave raportojne cmime te fryra te barnave per te rritur me te tej te ardhurat nga rimbursimi dhe nga norma e fitimit.
Qe TVSH-ja do te ndikoje per te raportuar cmime me reale te barnave te importuara jane dakord edhe ekspertet financiare jashte organeve zyrtare. Por ata ndahen me ekspertet e Financave te pesha ku TVSH-ja do te bjere. Sipas tyre as importuesit as tregtaret e depove te dyta dhe as farmacistet nuk do ta mbajne kete barre.
Vendet e BE-se perdorin politika fiskale te ndryshme. Trajtimi fiskal i barnave lidhur me aplikimin e TVSH-se apo jo eshte i ndryshem ne varesi te sistemit te rimbursimit qe keto vende kane ne fuqi. Dallimi kryesor mbi te cilat aplikohet TVSH e reduktuar ne vendet e BE-se eshte ndarja e barnave qe jepen me recete ose pa recete.
TVSH-ja qe pritet te aplikohet qe nga fillimi i vitit te ardhshem eshte vendosur tashme ne krye te listes se ankesave qe kane kompanite kryesore importuese te barnave por edhe drejtuesit e Shoqates se Farmacisteve.
Grosistet e ilaceve kane pohuar se importi i barnave po vuan nga kursi i kembimit euro/lek i paracaktuar per te llogaritur cmimet e barnave te rimbursuara. Gjate dy viteve te fundit ka pasur luhatje te konsiderueshme mes lekut dhe monedhes europiane dhe pjesa me e madhe e blerjeve te medikamenteve behet jashte vendit duke perdorur euron si monedhe shkembimi.
Aplikimi i TVSH-se do te veshtiresonte operacionet e importuesve ndonese vlera e TVSH-se do ti faturohet bleresit pacientit. Drejtuesit e kompanive kryesore importuese shprehen se veshtiresia do te jete ne blerjet e para me TVSH ndersa me kalimin e kohes dhe shperndarjen e barnave ne depot farmaceutike e me tej neper farmaci per ta kjo nuk do te perbeje me problem. Ata tregojne se TVSH-ne do tua faturojne shperndaresve. Nderkohe edhe drejtuesit e depove farmaceutike dhe anetare te Shoqates se Farmacisteve shprehen se vleren e shtuar nga taksa do ta transmetojne ne cmim duke ia faturuar me se fundi pacientit. Importuesit kane nje norme fitimi te percaktuar nga Ministria e Financave dhe ajo e Shendetesise ne masen 12 te vleres se produktit ndersa farmacite ne masen 29. Aktore ne treg hamendesojne mundesine e amortizimit qofte edhe te pjesshme te TVSH-se nga farmacite ndersa farmacistet tregojne se as qe mund ta mendojne kete gje.
Ekspertet e Ministrise se Financave vleresojne se barnat aktualisht importohen dhe prodhohen me pulla te cilat monitorohen nga Qendra e Kontrollit te Barnave nga Ministria e Shendetesise. Ne ndryshimet e fundit te bera per vendosjen e akcizes edhe per produkte te reja per te cilat nuk ishte aplikuar deri tani vleresohet te jete parashikuar vendosja e pulles fiskale ne tregtine me shumice te barnave ndonese nuk eshte saktesuar ende vlera e saj. Ky veprim nuk pritet te kete efekte ne rritjen e cmimit te barnave. Sipas eksperteve te ekonomise pulla do te ndikonte ne miradministrimin e tregut te barnave.

Bashkia Ministria e Brendshme hesht per problemin e varreve ne Tirane

TIRANE - Ministria e Brendshme hesht per problemin e tokes per varre ne Tirane. Megjithese ka me shume se nje muaj qe Bashkia e kryeqytetit i ka bere kerkese qeverise per te zgjidhur problemin zgjerimit te territorit te varrezave ende nuk ka asnje pergjigje. Tashme Varrezat e Sharres ne Kombinat jane bllokuar dhe Varrezat ne Tufine mund te mos kene vend per te prehur te vdekurit pas me shume se nje viti. Shqetesimi eshte ngritur nga drejtori i Ndermarrjes se Sherbimeve Funerale ne Bashkine e Tiranes Pal Docaj. Ky problem ashtu sic mund te pretendohet nuk ka ngelur nga ana jone ose e Bashkise por nga Ministria e Brendshme e cila nuk po na jep asnje drite jeshile per shpronesimin e parcelave te reja - u shpreh Docaj. Duke qene se shteti ka ne pronesi me mijera hektare toke ne periferi e Tiranes ai mund ti kaloje ne varesi Bashkise nje pjese te mire te saj ku te pakten mund te jape nje zgjidhje 20-30-vjecare rreth kesaj ceshtjeje -sqaroi drejtori i Ndermarrjes Funerale ne Bashki. Krahas saj nje alternative eshte ngritja e varrezave murale ne pjesen e brendshme te varrezave. I te njejtit mendim eshte edhe Bedri Dedej ish-zevendesdrejtor i Sherbimeve Funerale qe aktualisht merret me nje agjenci private te sherbimit funeral. Ai eshte per venien ne perdorim te nje teknologjie te huaj por ne kushtet e vendit tone. Ne Tirane vdesin rreth tre mije veta ne vit. Po ku mund ti cojme ato sepse vende ska me Greku i mban tre vjet nen toke dhe me pas i vendos eshtrat ne mure. Atij qe nuk i interesojne mund ti zhduke ato -u shpreh Dedej. Ky fenomen po shqeteson ne mase te gjithe banoret e Tiranes aq sa iu duhet te mendojne per nje zgjidhje edhe per banesen e fundit te tyre.
Rreth dy muaj me pare Ndermarrja e Sherbimeve Funerale ka reaguar duke njoftuar pezullimin e kryerjes se varrimeve per ne Sharre per arsye se nuk ka me vende te lira.

Besarta Billa

Shembet kulla e ngujimit ne mes te Tiranes

TIRANE - Policia Ndertimore ka shembur dje ndertesen e vetme te mbetur mbi lumin Lane ne Tirane ne te cilen prej gati dhjete vjetesh strehohej nje familje ne hasmeri nga Veriu i Shqiperise. Rreth ores 1000 te dites se hene fadromat kane nisur shembjen e godines se cilesuar si kulla e ngujimit ne mes te kryeqytetit. Ky objekt i shpetoi shembjes ne vitin 2000 pasi ishte kthyer ne strehe per grate dhe femijet e nje familjeje te ngujuar nga Mamurrasi.
Bashkia e Tiranes ka njoftuar se familjaret qe banonin aty jane transferuar ne nje tjeter banese te siguruar me kredi te subvencionuar nga Bashkia. Vendimi per sistemimin e kesaj familjeje ishte marre qe ne muajin korrik. Operacioni i ndertimoreve eshte ndjekur nga syte kureshtare te kalimtareve te shumte.

2 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›