Pipero: Ndaj shkelësve, janë marrë masa

Dhe pse pranon se ndotja akustike është një problem madhor për shëndetin, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka evidentuar raste konkrete të shkeljes së ligjit.
Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, garanton se masat për shkelësit e ligjit janë marrë, edhe pse banorët dhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë kanë bërë denoncime pranë RTV “Ora News”, për nivelin e lartë të zhurmave në zonën e ish- bllokut. Ministria e Shëndetësisë është një nga insitucionet përgjegjëse, për mbrojtjen e shëndetit nga ndikimet e zhurmave.
Ligji për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis, ka për qellim mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit nga zhurma e lëshuar nga veprimtaritë e ndryshme njerëzore, duke përcaktuar mënyren e shmangies, perfshirë bezdinë nga zhurmat.