E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov, apel për zgjedhje të qeta

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov bëri thirrje për zgjedhje të qeta dhe demokratike, me të cilat do të festohet demokracia dhe do të tregohet se vendi i Maqedonisë është në botën demokratike.
 

“Do të doja t`u bëj thirrje qytetarëve tanë që ta respektojnë shtetin dhe të kenë respekt ndaj tërë asaj që ne e kemi arritur gjatë 20 viteve të fundit që nga pavarësia. Dhe atë duhet ta tregojmë të dielën, në ditën e zgjedhjeve”, theksoi presidenti Gjorge Ivanov nga Roma, ku po merr pjesë në shënimin e 150-vjetorin e bashkimit të Italisë.
 

Të dielën, shtoi presidenti i Maqedonisë, duhet ta festojmë demokracinë, sepse atëherë qytetarët duhet ta japin votën e tyre për ata të cilët gjatë katër viteve të ardhshme do t`i paraqesin në Parlament dhe do të duhet të sjellin vendime për atë çka Maqedonia duhet të realizojë, përkatësisht realizimin sa më te shpejtë te qëllimeve strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›