Jeremiç, diskuton me OKB-në, për trafikim organesh
Kreu i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, do të ketë sot konsultime brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në lidhje me kërkesën e Serbisë për hetim të akuzave për trafikim organesh në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme në Beograd.
Serbia ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit, që të miratojë vendimin për formimin e një organi të pavarur, i cili do t`i hetonte akuzat e Dik Martit për trafikim me organe njerëzore.