Ekstradohet nga Maqedonia falsifikatori i pasaportave
30 vjeçari, Mariglen Sokrat Gjoni nga Skrapari, është ekstraduar pasditen e sotme nga Maqedonia. Ekstradimi u krye nga Interpol Tirana pasi Mariglen Gjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi Gjoni është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me 8 muaj burg dhe 400.000 lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të "Falsifikimit të dokumenteve të identifikimit, pasaportave ose vizave".
Ekstradimi i tij drejt aeroportit të Rinasit u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol Shkupin ,ku më pas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.