E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipero: Viktimat e A/H1N1 në kulmin e valës së parë të gripit

TIRANE- Tre viktima brenda ditës së shtunë e kanë cuar në katër numrin e personave të vdekur nga gripi i derrit në vendin tonë. Ndërsa katër persona të tjerë të prekur nga virusi, shfaqen në gjëndje të rëndë, tha për News 24 Drejtori i Përgjithshëm në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

“Aktualisht nga ky virus në gjendje të rëndë, në dieninë time, raste të konfirmuara, janë një grua shtatzënë, një rast tjerër në reaminacionin qendror dhe dy raste të tjera në Sanatorium. Viktima e 4 nga A/H1N1 pasqyron edhe kulmin e valës së parë së kësaj situate epidemiologjike në vendin tonë, e cila korrespondon me fundin e nëntorit dhe fillimin e dhjetorit”, deklaron Pipero.

Rasti i fundit i vdekjes nga virusi A/H1N1 u shënua rreth orës 23:00 të së shtunës, ku një 31-vjecar me iniciale E.M ka humbur jetën pas një gjëndjeje gripale prej disa ditësh.

Burime zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, thanë se 31-vjecari ishte kuruar prej disa ditësh me antibiotikë në shtëpi, por pas përkeqësimit të gjendjes i riu u shtrua fillimisht në spitalin e Vlorës, për tu transferuar më tej nga mjekët në Sanatoriumin e Tiranës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›