E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës arreston 7 persona për vjedhje

Policia e Tiranës përmes operacionit policor të koduar "Hijet e Natës' kanë arrestuar një grup të strukturuar kriminal, duke vendosur nën pranga 7 persona. Operacioni i cilësuar si një nga operacionet më të mëdha, është realizuar pas një pune intensive disa mujore, me metodat speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Tiranë. Kjo deklaratë është dhënë nga vetë Drejtori i Policise se Tiranës Tonin Vocaj , në prani të prokurorëve të Krimeve të Rënda. Kështu policia ka arrestuar shtetasit
Elton Lika, 26 vjeç, Sajmir Kuçi, 26 vjeç, Sulejman Bakalli, 26 vjeç, Taulant Mataj, 28 vjeç, Euklid Habili, 27 vjeç, Dritan Duka, 28 vjeç dhe Admir Burri, 31 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuetruar nje kasafortë, dy automjete të cilat shërbenin për lëvizjen dhe transportin e sendeve të vjedhura, 2 laptop, një sasi prej 4 000 euro, aparate celular dhe mjete që shërbenin për hapjen e kasafortave. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë për krimet e rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›