PiperoAflatoksina asnje rast te demshem Mostrat ne Itali per matje cilesore

Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero ka reaguar lidhur me përmbajtjen e aflatoksinës në qumësht.
Sipas tij, pavarësisht pranisë së kësaj përbërje kancerogjene në produktet e qumështit dhe mishit, zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë për patologji të ndryshme tek qytetarët.
“Nuk i kemi patur jashtë vëmendjes produktet e qumështit dhe mishit. MSH ndërhyn kur ka helmime njerëzish. Aflatoksina B1 është më toksikja, nëse konsumohet për kohë të gjatë krijon probleme. S'kemi patur asnjë rast të dëmshëm. Nuk kemi asnjë të dhënë se qumështi me aflatoksinë ka dhënë patologji të ndryshme tek qytetarët”, deklaroi Pipero.
Ndërkohë që bëri me dije se “do ti çojmë mostrat në Itali për të bërë matje cilësore, por hetimi epidemiologjik do vazhdojë”.