E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipizania dhe saksofoni i opozitës obstruksioniste “Made in Albania”

Prilli i vitit 1985 dhe dhjetori i vitit 1990 kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për popullin tonë. Në atë kohë të parë vdiq diktatori. Lasgushi përmendi një fjalë tjetër, përkeqësuese, në vend të fjalës vdekje. Pas 6 vitesh diktatori numër 2, Ramizi, nuk mundi të zgjidhej as deputet. Frano Kroqi, një inxhinier i P. Demokratike e nxori pa mandat parlamentar. Ra përfundimisht ajo përralla propagandistike e rezultateve të bujshme me 99,999 % (!) në favor të komunistëve të Enverit. Por nuk na u nda diçka tjetër: mendësia enveriste, e ambalazhuar me frazeologjinë që impononte një epokë e re, ajo e pasdiktaturës.  Kjo mendësi na ka shoqëruar gjer në ditët tona. Në asnjë vend tjetër të Europës nuk u arrit që nostalgjia për diktaturën të merrte përmasat e një plage shoqërore, si këtu.  Tanimë zgjedhjet nuk bëheshin më nën ekzaltimet e kultit të individit. Por idolatria e nxirrte kokën në Pezë (çdo 16 shtator); në shkrimet apologjetike të Zonjës së Zezë; në gazeta të pasura (të pasuruara, më saktësisht); në mediet televizive; në intervista të panevojshme që i merren herë-herë, në disa nga këto medie të ekstremizmit majtist, përdhosësit të demokracisë, enveristit të vetëdeklaruar, Ramiz Alisë; në përthithjet që u bëhen të caktuarve si kandidatë për deputetë (nga E. Rama) pinjojve të mëkatarëve të diktaturës, fëmijë komplisë të prindërve të cilët shpreheshin krenarisht se e kishin për nder që ishin bij të etërve të atij kallëpi e të tjera, e të tjera.Kjo veprimtari nostalgjike, më shumë e hapur sesa e mbyllur, ushqeu atë propagandë nostalgjike, ekzemplare në vendin tonë, për kah përgjasimi me agit-propin falsifikator të  diktaturës. Rrugët me gropa të Tiranës, ajri asfiksues i kryeqytetit, plehurinat e përhapura gjithandej, ose mohoheshin, ose përmendeshin me zërin e flashkur të pipizaneve të kallamishtave. Gjysmësukseset e PS-së tingullonin shungullueshëm si jehonë saksofonesh. Saksofonët u rezervuan edhe si instrumente të preferuara për ngjarje që duhej të prononcoheshin nga drejtësia dhe prokuroria. Propaganda u paraprinte vendimeve të  gjykatave, meqë gjyqtarë, hetues, prokurorë ishin vetë propagandistët alla-Braçe, alla-Veliaj, alla-Baze. Gjyqi Trebicka ishte një zhgënjim për propagandistët e komanduar që pritnin një atentator, që të dilte në skenën imagjinare të tyre. Prishja e lulishteve dhe ndërtimi i 12-katëshave, duke zënë rrugën, u bënë objekt ballafaqimesh të policisë shtetërore, me policinë bashkiake (!), rast i paparë në demokracitë e konsoliduara. Por ja që gjykata nuk e përfilli propagandën e “së drejtës” buçitëse të arbitrariteteve bashkiake për licensimet abuzive të saj, nën drejtimin e timonierit Edvin, paçka se ai  ishte kryebashkiak me korrespondencë.Argumentet për të dy llojet e propagandave (të dyja mashtruese) të PS-së, janë të panumërueshme. Tani saksofonët po buçasin anë e mbanë për të provuar se edhe fuqitë e verbra të natyrës u dashkan klasifikuar si keqmenazhim. Paçka se është ngritur tërë vendi në këmbë dhe janë vënë të gjitha mekanizmat e ushtrisë e të policisë që gjendja e pangjarë gjer tani të përballohet pa asnjë viktimë. Ndërsa ngjarja e ngjashme e përmbytjes së liqenit të Tiranës kaloi lisho-lisho, nën tingujt që mezi dëgjoheshin të pipizaneve. Ky dualizëm kundërthënës vërehet në dukuri të shumta, por ne po shfaqim disa:Listat zgjedhore të Bashkim F.-s dhe regjistrimi elektronik. Ato lista, përkundrejt kritikës së argumentuar të opozitës së mëparshme, mbetën pa përgjigje; u lanë, si të thuash, në surdinë. U bënë sikur të ishin të një niveli me regjistrimin elektronik të popullsisë, në zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009. Duke vazhduar me zgjedhjet në kohën e PS-së:Bizhga  ia çoi komisionerët e Durrësit në Shkozet Mero B.-s  në kundëreshtim me kodin zgjedhor. Dhe makinat e militantëve civilë të armatosur i kthenin mbrapsht banorët e Kënetës, që ata të mos votonin. Këto ngjarje të shëmtuara të zgjedhjeve të mëparshme, do të dëshirohen as  të mos kujtoheshin sot. M. Baze, në atë kohë, i binte pipizanes, ndonëse ishte kandidat i PD-së. Sot ka vënë në buzë saksofonin duke përmendur në çdo numër të “Temës” thashethemet bajate e të sajuara  kundër A. Frangajt.Thyerja e kutive të votimit nga fanatikët e PS-së, (në zgjedhjet e para 3 korrikut 2005) të futur abuzivisht në selitë zgjedhore dhe rregulli shembullor i policisë së instruktuar (në  zgj.-et e 2005-s & 2009-s).  Kur kujtohen sot për zgjerdhjet parlamentare të 28 qershorit, propagandistët rremashë të PS-së duhet të bëjnë edhe këto dallime. Por nuk janë të vetmet:Pasaportat biometrike dhe taksa e plehrave. E kanë harruar që vetë ishin protagonistë të pengesës së marrjes së dokumenteve elektronike, kur njerëzit ankoheshin se duhej të paguanin taksa prej 30.000-40.000 lekësh (të vj.) për të marrë cerifikatën e gjendjes civile, që duheshin paraqitur për të marrë dokumente elektronike. Sot kanë vënë saksofonët për atë pengesë që sollën vetë, në kohën e duhur.Edvin Rama dhe Ylli Pango: Rrënimtari dhe i provokuari. Emri i parë thuajse nuk duhej përmendur fare, ndonëse kishte rrënuar jetën e një vajze të talentuar. I dyti provoi gjyqërisht që ishte i provokuari nga një femër e ngarkuar me mision. është rasti për të treguar sesi propaganda socialiste ka qenë e njëanshme, me pipizanen, për të ruajtur privatësinë Rama dhe me saksofonin, për një ministër të suksesshëm, por të provokuar nga propaganda provokuese e PS-së. Supervizorët e Kalimashit dhe hamendësitë e gam-gamit Erion B. Saksofoni për të shurdhuar zërin e mekur të pipizanes së  taksës së rrugës  së Pandeli M. U bë e bujshme akuza e falsifikatorëve të PS-së, pavarësisht se për këtë monument arkitoktenik austradal që lidh vendin tonë me Kosovën, u vunë në dispozicion të kontabilizimit dy supervizorë të huaj, me dinjitet dhe kompetencë në të gjithë Europën. Për rrugën e hamendësuar që përlau edhe taksën Majko, kjo duhej lënë në harresë (pipizania).“Atentati”pa atentator ndaj të ndjerit Kosta Trebicka dhe protestat-bubullimë për pallatin 12-katësh të kunatit të Dashit. Vendimet gjyqësore për atentatorin imagjinar dhe për pallatin që asgjësoi  rrugën publike.Kësaj s’ke ç’i shton. Vendimi gjyqësor e ka lënë shumë herë në turp propagandën shpifëse.Temat mund të vazhdojnë me saksofonin shurdhues kundër LSI-së, për aleancën me PD-në, në përputhje me interesat e përbashkëta për integrim në BE, e me shumë tema të tjera....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›