E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pique e favorizon Messin për ‘Topin e Artë’

Gerard Pique e sheh shokun e skuadrës nga Barcelona, Lionel Messi si favorit për ta fituar ‘Topin e Artë’ këtë vit.

Përfaqësuesi argjentinas do të ketë konkurrencë nga lojtarët si Cristiano Ronaldo, Iker Casillas, Xavi Hernandez e Andres Iniesta, por mbrojtësi spanjoll ndien se Messi aktualisht është top lojtari i futbollit. “Është e vështirë ta thuash se kush do ta fitojë Topin e Artë këtë vit, por, sipas mendimit tim, Messi është lojtari më i mirë në botë”, tha Pique për Tencent Sport.

Qendërmbrojtësi më pas foli për objektivat e Barçës për sezonin e ardhshëm, duke shtuar se katalunasit do të mundohen të fitojnë sa më shumë ndeshje duke bërë lojë të bukur në mënyrë që në fund ta kurorëzojnë këtë me trofe. Barcelona aktualisht është duke u përgatitur për fazën përgatitore, ndërsa të shtunën do të përballet me ekipin Raja Club Athletic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›