Pique, tre javë jashtë fushës

Mbrojtësi qendror i Barcelonës, Gerard Pique është lënduar në stërvitjet e sotme, dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për tre javë.
Stërvitja ka qenë e mbyllur dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ai është lënduar. Nëse La Liga nis këtë javë, kjo do të jetë një humbje e madhe për kampionin aktual të Spanjës e Evropës.