E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd, marrëveshje rekorde me DHL

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 22:00

Manchester United ka nënshkruar kontratë me DHL-në, agjenci gjermane e shërbimeve logjistike, prej 46 milionë eurosh, për sponsorimin e fanellave të klubit, nga ky sezon.

Mirëpo, nuk bëhet fjalë për fanellat të cilat i vesh Wayne Rooney me shokë në ndeshje zyrtare, pasi në to shkruan me të madhe AON, i cili sjell shumë më tepër para në kasën e ‘Djajve të Kuq’.

Por, po flasim për fanellat e stërvitjeve. Për këtë lloj sponsorizimi bëhet fjalë për një shifër rekorde.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›