Piramida - viktima e radhes e korrupsionit
Para dy ditesh Kuvendi i Shqiperise me kerkesen e vetem tre deputeteve te maxhorances votoi ne rremuje e siper pa diskutime dhe pa e kaluar me pare ne komisionet perkatese parlamentare sic behet per cdo ligj qe vjen nga qeveria vendimin per kthimin e Qendres Nderkombetare te Kultures Piramides ne godine per nje Kuvend te ri te Shqiperise. Ketij vendimi i paraprine dy dalje publike te kryeministrit te vendit z. Sali Berisha dhe te kryetares se Kuvendit zj. Jozefina Topalli mesa duket per te tatuar pulsin se si do te reagonte opozita dhe opinioni publik shqiptar.
Ne pak radhe u shprehen disa shkelje ligjore dhe procedurale te kesaj nisme nga ana e ligjvenesit nje nxitim me shume truke per te vene ne jete deshiren e lidershipit te maxhorances qe gjithsesi sic do ta shohim ne vijim te ketij shkrimi behen thjeshte per interesa te pastra te klanit qeverises duke fshehur e mbuluar nje vrime te zeze korrupsioni dhe per hapur rrugen mundesive te tjera korruptive duke gjetur si rast Piramiden e cila edhe simbolikisht nga emri qe mbart po shfaqet si e tille. Akoma me te dyshimte ne mos te papergjegjshme deri ne kufijte e paradoksit e ben veprimtarine e kesaj qeverie vendimi i djeshem i saj ne lidhje me QNK Piramiden kur menjehere pas miratimit ne Kuvend te ligjit per hapjen e tenderit per projektin e Kuvendit te ri ne vendin ku sot ndodhet QNK miratohet nje fond prej 4 milione lekesh te reja per vazhdimin e rikonstruksionit te kesaj qendre me destinacionin e pare si teater dhe biblioteke. Dhe per kete kurban u bene fondet e akorduara me pare per trashegimine kulturore konkretisht per rikonstruksionin e Muzeut Arkeologjik te Durresit.
Piramida e projektuar si muze per udheheqesin komunist te kohes me vendim te qeverise se atehershme ne vitin 1985 u inaugurua ne vitin 1988 dhe i kushtoi vendit 4 milione dollare qe per kohen qe flasim ishte nje shifer marramendese absurde per gjendjen ekonomike te shqiptareve. Pas renies se komunizmit dhe ndryshimeve qe ndodhen ne fillimin e viteve 90 ajo u kthye ne qender nderkombetare kulture duke u kthyer realisht ne nje qender te rendesishme kulturore per kryeqytetasit ne nje vend ku nuk reshten se organizuari veprimtari nga me te rendesishmet qe nga promocioni i artit dhe librit deri te spektaklet e panairet kombetare. Ne nje qytet si Tirana ku nuk ka nje tjeter qender kulturore me vendndodhje dhe permasa te tilla Piramida u kthye ne qender simbol te jetes kulturore duke bere qe te harrohet edhe qellimi perse ishte ndertuar nje objekt i tille.
Per shkak te amortizimit ne vitin 2004 nje vendim i Keshillit te Ministrave i akordoi kesaj qendre 36 milione leke per nje projekt qe nuk u realizua kurre per ta kthyer ne teater. Nderrimi i pushtetit nje vit me pas u kthye ne akuza per qeverine e meparshme duke i konsideruar 36 milionet e akorduar per projektin e rikonstruksionit te godines si nje vjedhje dhe abuzim me fondet e taksapaguesve. Por vetem nje vit pas zgjedhjeve me 2006 qeveria e Berishes akordoi 130.000 euro per projektin e kthimit te QNK-se ne teater dhe Biblioteke Kombetare si dhe 5 milione e 600 mije euro per zbatimin e ketij projekti. Akuzat per qeverine e meparshme u harruan dhe ne vitin 2007 iu hap rruga nje firme franceze qe rezulton si fituese e tenderit per te filluar punimet. Ne fakt qe prej tre vjetesh aty nuk eshte pare kembe francezi dhe Piramida i eshte nenshtruar nje operacioni te pashembullt shkaterrimesh nga nje brigade prej jo me shume se 10 punetoresh qe e kane degraduar kete pasuri te cmuar kombetare ne nje germadhe mu ne mes te Tiranes.
Vec fatura e prishjeve ne kete objekt prej gati 5000 m2 ka vajtur deri tani ne rreth 6 milione euro te paguara nga taksat e shqiptareve vetem per te shkaterruar. Sindrome e njohur e kesaj qeverie por mesa duket edhe nje kompleks nga i cili nuk po shpeton kryetari i maxhorances se sotme dhe qe ka lidhje me te kaluaren e tij komuniste. Per shkak te ketij kompleksi duhet zhdukur edhe fizikisht cdo objekt qe i kujton z. Berisha diktaturen edhe pse bota ruan sot si memorie nga e kaluara edhe kampet e perqendrimit edhe burgjet dhe vendet ku jane ushtruar torturat me cnjerezore. A ka simbolike me te qelluar qe nje objekt i projektuar dhe ngritur si kult i nje diktatori te kthehet ne qender kulturore ku ne cdo moment te geloje jeta dhe gjalleria nga rinia krijuesit intelektualet dhe njerezit e cdo lloj moshe e shtrese shoqerore Por kryetarit te maxhorances do ti duhet te prishe edhe shume objekte te tjera per te trembur djajte qe i ka brenda vetes pasi pjesa qendrore e Tiranes lidhet me kujtesen historike te kryeqytetit. Duhet te prishe kompleksin ministror ne qender te Tiranes godinen e universitetit godinen e Kuvendit ish-godina e KQ te PPSH-se Kryeministrine qe e ka zene Sali Berisha etj etj.
Perpos kompleksit te mesiperm eshte mire qe tu thuhet hapur shqiptareve se perse po behet kjo levizje e re qeverise shqiptare ne emer te ndertimit te nje godine te re per Kuvendin e Shqiperise aq me teper kur vetem para pak muajve u harxhuan nga parate e shqiptareve per rikonstruksionin dhe arredimin e salles ekzistuese te Kuvendit jo pak por 750 milione leke. Te gjithe e kujtojme shfaqjen pompoze deri ne kufijte e groteskut te kryetares se Kuvendit ne diten e pare te sesionit te dyte te kesaj legjislature a thua se rikonstruksioni nuk u be me shpenzimet e buxhetit por me parate e kryetares. Gjithashtu u kujtojme shqiptareve se qe prej nje viti eshte ne fuqi nje vendim qeverie dhe ekziston nje projekt per te cilin jane paguar nje milion euro per ndertimin e Kuvendit te ri te Shqiperise duke adaptuar godinen ekzistuese atje ku me pare ngrihej godina e KQ te PPSH-se.
Qellimi se pse duhet bere kurban i arkitektures ekzistuese shqiptare pikerisht Piramida duket qe eshte i qarte
Se pari kjo eshte nje levizje e deshperuar per te mbuluar vjedhjen spektakolare te gati 6 milion eurove te hedhura ne vrimen e zeze te korrupsionit. Dhe ketu nuk behet fjale per takse korrupsioni 20 apo 30 per qind qe u vihet bizneseve por per ndarje te parave te shqiptareve midis hajduteve te veshur me pushtet ne masen 100 per qind.
Se dyti eshte gjetur nje sektor tjeter per te justifikuar nxjerrjen e parave nga thesi i te gjitheve per nje veper qe nuk eshte ne kohen e duhur per tu ndertuar ne nje kohe kur kjo qeveri eshte zhytur ne borxhe dhe niveli jetik i pjeses me te madhe te shqiptareve ka arritur ne kufijte e mbijeteses.
Se treti duket qarte qe qeveria eshte e pazonja qe te zbraze mjediset e QNK-se te dhena me qira me kontrata afatgjate ne menyre te vecante te nje kanali televiziv te pavarur politikat editoriale te te cilit duket qe nuk i kane shkuar pas fillit dhe per shtat maxhorances se sotme dhe kryetarit te saj. Presioni ndaj kesaj medie me te gjitha format dhe mjetet ka qene angazhimi i te gjitha strukturave shteterore dhe tani me sa duket eshte gjetur nje raison detat i pakontestueshem per te prishur kontraten ligjore me kete subjekt.
Por per te realizuar qellimet e saj qeverise se sotme do ti duhet me pare ti jape pergjigje shqiptareve se ku shkuan me shume se 6 milione euro te hedhura per rikonstruksionin e Qendres Nderkombetare te Kultures dhe per ta kthyer ate ne teater dhe biblioteke kombetare A ishte thjesht nje trill femre nje afere e zakonshme perfitimi apo domosdoshmeri rikonstruksioni i salles ekzistuese te Kuvendit ku u hodhen 75 milione leke te reja ne nje salle qe nuk funksionon si duhet dhe i kane filluar problemet teknike dhe akustike qe diten e pare te venies ne shfrytezim Perse u harxhuan nje milion euro per nje projekt godine kuvendi mbi ate ekzistuese kur ai nuk ka per tu zbatuar kurre A ka seriozitet dhe akordance midis institucioneve te qeverise shqiptare ne nje kohe kur aktualisht jane ne fuqi dy vendime qeveri per ndertimin e dy godinave te Kuvendit ne dy vende te ndryshme dhe me projekte te ndryshme Dhe se fundi cfare do tu thuhet shqiptareve per mungesen dhe gjendjen skandaloze te institucioneve te kultures ne Tirane dhe gjithe vendin kur ne nje kryeqytet si Tirana nuk ka Teater Kombetar te pershtatshem Biblioteke Kombetare me hapesirat e nevojshme te mjaftueshme madje nuk ka asnje qender tjeter te mirefillte kulturore sic ishte dhe sic mund te jete Piramida ne qender te kryeqytetit me funksionet dhe me imazhin e duhur.
Reagimi i shume specialisteve analisteve dhe mediave te ndryshme qe sapo ka filluar eshte shprehja e kundershtise ndaj ketij vendimi qe kerkon te shkaterroje nje prej veprave moderne me te realizuara te arkitektures shqiptare qe bashke me Sheshin Skenderbej dhe kompleksin ministror i kane dhene vete imazhin kryeqytetit tone Tiranes. Kerkojme rishikim te ketij vendi absurd te kesaj maxhorance rishikim te procedurale te nxituara dhe kontradiktore te kryera deri tani si dhe transparence te plote ne lidhje me qellimin e vertete te ketij vendimi. Dhe ne emer te kesaj transparence kerkojme nje vendimmarrje sa me te gjere deri te mendimi i jo vetem komunitetit te njerezve te kultures arkitekteve specialisteve etj por dhe gjykimi i gjithe banoreve te Tiranes. Tirana nuk eshte prone e nje njeriu e nje grushti njerezish qofshin edhe pushtetare dhe as e nje force politike e cila duket qe nuk ka as votat e mjaftueshme te shqiptareve per te qeverisur. Tirana i takon te gjithe banoreve te saj dhe drejtimet e zhvillimit te saj jane problem i te gjitheve.