Rreziku i demagogjise
Politika eshte arti qe marton guximin me ekzigjencen e momentit. Edhe njehere tjeter protesta kunder reformes se pensioneve na deften se Franca eshte konservatore dhe mbron te drejtat e fituara ne te kaluaren. Perkunder asaj qe na thote Presidenti projekti i tij nuk eshte dhe aq i guximshem. Te kushtezuar nga kriza financiare boterore shume vende ka marre masa per te perballuar problemin.
Duhet thene se kjo reforme nuk bente pjese ne programin e Presidentit Sarkozi. Eumlshte bere e pashmangshme kur u kuptua qartesisht se sistemi rrezikon te mos mbaje me. Eumlshte urgjente azhornimi. Dhe eshte e drejte qe te behet tani. Por nje reforme me permasa te tilla mund te pranohej vetem me dy kushte duhej shpjeguar mire dhe duhej te mbrohej me argumente te volitshme. Problem eshte se keto ekzigjenca nuk jane respektuar. Qeveria ka zgjedhur te imponoje poziten e saj kunder kohes kur mund ta bente kete me perpara me me shume qetesi duke shpjeguar sesi qendrojne punet. Nje reforme eshte legjitime vetem nese kuptohet por keshtu nuk eshte bere. Ky deficit qartesie u ka hapur rrugen ideve false te cilave opozita i ka marre ne mbrojtje duke instrumentalizuar nje pjese te te rinjve qe jane te shqetesuar me te drejte per te ardhmen e tyre - duke i cuar ne qorrsokakun e demagogjise. Tu besh qe te besojne se tregu i punes eshte nje torte qe duhet ndare eshte e gabuar pse eshte pikerisht ne ato vende ku te vjetrit jane me aktive qe punesimi i te rinjve eshte e dinamik.
Pertej sforcove lideri socialist Martine Aubry nuk arrin te largoje dyshimin se ne partine e saj jane te paqarte mbi temen e pensioneve te perkeqesuar nga mendimi se duhet pushuar se punuari ne moshen 60 vjecare. Duke u perqendruar ne kete pike - qe per Dominique Strauss Kahn nje tjeter drejtues i rendesishem socialist nuk eshte nje dogme - PS-ja zgjedh te beje nje beteje te gabuar dhe te mbaje qendrime retrograde. Dhe harron te insistoje mbi nje objektiv te rendesishem per te bere te mundur qe reforma pervec se e nevojshme te jete dhe e drejte. Gjithmone nese nuk jemi shume vone.
Pergatiti Lavdrim Lita