Piramida “pajton” Ramën me Harasanin

Në fakt, dy socialistët bashkohen që të mos shembet Piramida, ku qeveria ka parashikuar një fond prej 5 milionë dollarësh.
“Po dëgjoja ministrin Bode, i cili theksoi se nuk ka fonde buxheti i shtetit për shpërblim për pensionistët për Vit të Ri. Ja t’i japim një ide të gjithë bashkë. Të heqë fondin prej 5 milionë dollarësh për të prishur piramidën dhe me këtë fond të paguajë nga 5,000 lekë 100,000 pensionistë”, ka shkruar dje, Harasani në rrjetin social, Facebook.
Më pas kreu socialist, Rama i është përgjigjur në Twitter. “Jam dakord me Andisin: Me 5 milionë dollarë u japim 100 mijë pensionistëve 5 mijë lekë për Vitin e Ri dhe nuk shkatërrojmë piramidën!”, shkruan Rama. /Start/
2011-12-11 08:47