E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, protestat më të mëdha që kohën e Bashkimit Sovjetik

Në Moskë sot u mblodhën rreth 50 mijë persona në shenjë kundërshtimi ndaj manipulimit të pretenduar të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Protestat të tjera më të vogla ndodhën edhe në Shën Petersburg dhe në qytete të tjera.

Sot në shesh u mblodhën komunistët, nacionalistët dhe liberalët pro-Perëndimorë duke lënë mënjanë ndasitë mes tyre. Protestuesit pretendojnë se kishte manipulime të mëdha në zgjedhjet e së dielës edhe pse në rezultatin përfundimtar të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Partia Rusia e Bashkuar e Putinit fitoi nën 50 % të votave (14 % më pak se në vitin 2007).

Forcat e sigurisë kanë arrestuar më shumë se 1 mijë protestues që prej përfundimit të zgjedhjeve, mes të cilëve edhe shumë figura të njohura të opozitës.

Kryeministri putin nuk është përballur kurrë me protesta të tilla më parë, raporton korrespondenti i BBC-së nga Moska. Gjatë një dekade të tërë në fuqi, fillimisht si President e më pas si Kryeministër, është mësuar të jetë politikani më popullor dhe më i fuqishëm i vendit.

Por tashmë, duket se Rusia po ndryshon.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-10 17:30
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›