E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Në zgjedhjet e 2013-s, LSI do të jetë përkrah PD-së

Share

Ilir Meta ka konfirmuar edhe një herë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen pas rreth një viti, LSI do të vazhdojë të jetë në koalicion me PD-në dhe partitë e tjera të kësaj mazhorance.

LSI do të jetë në të njëjtin drejtim që është tani deklaroi Meta nga Maliqi, duke hedhur kështu poshtë çdo hipotezë për një koalicion të mundshëm me opozitën për zgjedhjet e ardhshme.

Ky koalicion në fakt, është kundërshtuar ashpër, pas disa zërave brenda opozitës, por dhe LSI-ja, nga ana e kreut të PS-së, Edi Rama.

Rama është shprehur se PS, nëse do të vijë në pushtet, do ta bëjë këtë gjë vetëm me anë të moralit, duke i cilësuar qesharakë zërat për një koalicion me LSI-në, pasi sipas Ramës, LSI është gjysma e PD-së tashmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›