E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi viziton sot Burrelin

Presidenti Bamir Topi do të zhvillojë sot një vizitë pune në qytetin e Burrelit. Gjatë vizitës në Burrel presidenti Topi do të zhvillojë takime me kryetaren e Bashkisë Adelina Farrici dhe me këshillin bashkiak të qytetit.

Gjatë kësaj vizite Topi do të nderohet nga kryetarja e bashkisë së Burrelit me titullin Qytetarë Nderi. Ceremonia për dorëzimin e tij do të bëhet në orën 11:30 në ambientet e pallatit të Kulturës së qytetit.

Ndërkohë që në axhendën e kreut të shtetit është parashikuar edhe një vizitë në muzeun e qytetit të Burrelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›