Buxheti,debat PD-PS në Komisionin e Ekonomisë

Komisioni i Ekonomise
TIRANË- Debate mes opozitës dhe maxhorancës për projektbuxhetin e vitit 2012 në Komisionin e Ekonomisë.
Deputetet socialistë e kanë quajtur ndarjen e bërë në buxhet qesharake, duke i quajtur krejt të pamjaftueshme fondet e lëna për ish të përndjekurit apo ish pronarët.
Sipas tyre në këtë mbledhje kur bëhet diskutimi për buxhetin duhet të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave për të dhëna sqarimet e nevojshme.
Ndërkohë deputetja Mimi Kodheli ka deklaruar se me buxhetet e lëna në dispozicion ministrat nuk janë në gjendje të përmbushin objektivat.
Sipas saj, ata nuk janë në gjendje të mbështesin kërkesat dhe të gjithë me gjysmë zëri pranojnë se iu del ajo që u është caktuar. “Jemi kunder ketij buxheti dhe rishperndarjes se fondeve”- ka thene ajo.
I menjehershem ka qene reagimi i kreut te komisionit, Spaho, sipas te cilit opozita eshte duke bere vetem propogande dhe asgje tjeter.