E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida Xhafaj Vendimi antikushtetues

Vendimi i miratuar ne Parlament per kompleksin e ri parlamentar sipas Partise Socialiste eshte antikushtetues.

Per seline roze vendimi si ne forme edhe ne permbajtje nuk eshte ligj por merr formen e nje akti nenligjor.

Ne hierarkine e normave ku ne krye qendron Kushtetuta me pas ligjet me shumice te cilesuar pastaj ligjet me shumice te thjeshte akti nenligjor hartohet ne baze te ligjit dhe per te aplikuar ligjin. Ne mungese te ligjit akti shmang rregullat kushtetuese.

Vendimi i Kuvendit nuk ka reference ligjore. Sipas nenit 118 te Kushtetutes aktet nenligjore nxirren ne baze dhe per zbatimin e ligjit nga organet e parashikuara ne Kushtetute. Me thoni se cili eshte ligji qe ka autorizuar daljen e ketij akti nenligjor Nuk kemi nje ligj te tille. Pra do te thote se Kuvendi ka marre nje vendim i cili konsiderohet i pavlefshem i cili per shkak te kesaj reference ligjore konsiderohet antikushtetues. Per analogji eshte njesoj sikur presidenti te thote sot une dua te bej kompleksin presidencial dhe per kete te nxjerre nje dekret. Pra e gjitha kjo eshte nje marrezi nje marrezi ligjore eshte ne shkelje te hapur te Kushtetutes dhe te ligjit ka deklaruar deputeti Fatmir Xhafaj.

Sipas zotit Xhafaj vendimi cenon edhe parimin e ndarjes dhe balancimit ndermjet pushteteve. Prishja e nje godine dhe ndertimi i nje kompleksi perfshihen nga planifikimi urban dhe rregullimi i territorit qe jane kompetenca te Bashkise. Se fundi vendimi mbulon me terr transparencen e fondeve publike.

Pervec ketij komponenti antiligjor eshte edhe mungesa e transparences dhe e perdorimit te fondeve publike per menyren se si trajtohen taksat e shqiptareve ka nenvizuar Xhafaj.

Zoti Xhafaj kujton se per kompleksin e ri parlamentar eshte bere nderkaq nje konkurs dhe per ngritjen e Teatrit Kombetar te ish-piramida jane akorduar fonde te vecanta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›